Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi mori pjesë në edicionin e 57-të Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë. “Ngjarje e madhe europiane për bujqësinë dhe zhvillimin rural kishte në fokus blegtorinë. Zhvillova një takim me përfaqësues të Institutit prestigjoz francez të Blegtorisë për marrëveshjen e re kuadër të bashkëpunimit teknik në fushën e blegtorisë, transferimit të njohurive dhe bashkëpunimit me QTTB-në e Korçës.🇦🇱🇫🇷 Franca ka ndihmuar prej dekadash në këtë drejtim dhe ka një përvojë të vyer, e cila na nevojitet ende, sidomos tek përmirësimi i racave të të imtave dhe mbarështimi i atyre me prodhimtari të lartë. Në Shqipëri aktualisht janë implantuar tre raca franceze, të cilat kanë rezultuar të suksesshme.
Takim tjetër i rëndësishëm ishte ai me Sekretarin e Përgjithshëm të CIHEAM- Qendra Ndërkombëtare për Studimet e Larta Agronomike- z. Placido Plaza dhe Drejtorin e IAMM, z. Pascal Bergeret, ku u diskutua për bashkëpunimin në fushën e studimeve, bursave dhe mundësive për përfshirjen e të rinjve të kualifiluar në sektor. Gjatë këtij viti në Shqipëri përmes Skemës Kombëtare ne do të mbështesim me prioritet blegtorinë nëpërmjet pagesave për tufën bazë të matrikulluar. Synojmë të rrisim konkurrueshmërinë e produkteve blegtorale dhe të ulim kostot e prodhimit të fermave”-tha Çuçi.


