Menu

Bletët, pedagogu i UBT Kastriot Korro: Jetike për njerëzimin, kemi disa faktorë shqetësues

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, pedagogu i UBT Kastriot Korro ka folur për Ditën Ndërkombëtare të Bletëve, sa të rëndësishme janë për planetin dhe sa mbështeten bletarët në Shqipëri dhe sa të rrezikuar jemi për zhdukjen e bletëve.

“Bleta është një nga qëniet më të rëndësishme të planetit, në 3 kafshata është kontribut i bletës dhe janë jetike për njerëzimin. Nëse zhduken bletët, thotë Einstein vetëm 4 vite do kishte jetë, pasi nuk do kishim diversitet dhe nuk do të kishte prodhime në bujqësi dhe do të shkonim drejt urisë. Popullata e bletës është 1 mijë herë më e kërcënuar se më parë. Artikujt më seriozë rëndisin arsyet më kryesore që kanë reduktuar numrin e bletëve, mes tyre është faktori i helmimit, përdorimi i pesticideve në bujqësi, ndryshimi klimaterik. Por problem shqetësues mbetet edhe varrotoza, sëmundje parazitare, që bletarët e quajne makina shkatërruse dhe sëmundjet virale. Por një faktor tjetër është dhe neglizhenca qeveritare, mungesa e ndjeshmërisë së komunitetit për mbështetjen e bletarëve. Shqipëria renditet si vend bletërritës, populli slloven quhet bletar, por edhe shqiptarët janë të tillë. Shqiptarët janë shumë të lidhur me bletët”-tha  Kastriot Korro.

Korro vuri rëndësinë edhe te edukimi i fëmijëve për përkujdesjen ndaj bletëve dhe problemi i përdorimit të medikamenteve.

“Duhet të rrisim edhe fëmijët me përkujdesjen që duhet të tregojnë ndaj bletëve. Kemi 400 mijë koshere bletësh dhe 18 mijë bletarë, në krahasim me numrin e popullsisë jemi mirë. Është i vetmi sektor se komunizmi e la, nuk e cenoi. Por qeveritë nuk kanë kuptuar rëndësinë e këtij sektori, i cili siguroi të ardhura dhe punësoi popullsinë në zona rurale. Kemi klimë medhetare shumë të mirë. Mjalti në Shqipëri është ndër më të mirët në Europë, por ka edhe raste abuzimesh kur tregtohet, pasi tregtarët e mëdhenj i marrin dhe i përpunojnë me aditivë. Problemi është se disa medikamente kanë përbajtje kancerogjene dhe nëse një mjalti ka përbërje të tillë është i dëmshëm për shëndetin. Këtu është e nevojshme ndërhyrja e ekspertëve, specialistëve për sensibilizimin e bletarëve për këto krime që nuk janë të shëndetshme për qytetarët”-deklaroi Korro.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed