Menu

Zbavitje

Parashikimi fatit, horoskopi për të enjten 10 qershor 2021

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje do të kuptojnë se është koha e duhur për të rritur nivelin e profesionalizmit. Do të bëni ndryshime edhe në jetën profesionale. Ndodhitë gjatë ditës së nesërme nuk do t’ju lejojnë të relaksoheni. Nëse nuk jeni të gatshëm t’i nënshtroheni një procesi të tillë, do të ishte mirë të tërhiqeshit që në fillim.

Demi

Nuk rekomandohet që të bisedoni gjerësisht me persona që sapo i keni njohur. Bisedat intime, historitë jeta personale apo arritjet tuaja nuk janë të mirëpritura. Analizoni se çfarë po ndodh rreth jush në punë dhe në shtëpi dhe përpiquni të reflektoni.

Binjakët

Parashikohet të keni një ditë të ngarkuar këtë të enjte 10 qershor. Pasiviteti nuk do të jetë i mirëpritur nëse dëshironi të fokusoheni në suksesin profesional apo konkurrenca me kolegët. Megjithatë, pavarësisht ngarkesës, parashikohet se kjo ditë do të kalojë pa telashe.

Gaforrja

Tregohuni më të thjeshtë gjatë bisedave, pasi kështu do të jeni më efektiv. Është e nevojshme të keni besim tek vetja, pasi mund ta arrini suksesin më lehtësisht. Do të përmirësoheni profesionalisht dhe do të keni rritje të të ardhurave financiare.

Luani

Nesër nuk duhet të nxitoheni për të zgjidhur disa çështje profesionale. Ndoshta duhet të merrni shembull nga individë të suksesshëm. Ndryshimet nuk janë të mirëpritura në marrëdhënien tuaj romantike dhe bëni shumë kujdes pasi rrezikoni të prishni lidhjen tuaj afatgjatë.

Virgjëresha

Bëni të pamundurën për të shmangur pesimizmin, pasi kjo mund t’ju sjellë dështim në fusha, ku ju po përpiqeni maksimalisht. Do të ishte mirë të mendoni se fitorja është shumë pranë jush. Nëse dëshironi të nisni një kapitull të ri në marrëdhënien tuaj romantike, fillimisht duhet të tregoheni të sinqertë.

Peshorja

Ka gjasa që nesër të përballeni me disa konflikte, ndaj duhet të tregoni shumë me takt me veprimet. Mos shkelni rregullat e qarkullimit rrugor, mbi të gjitha shpejtësinë. Në mbrëmje mund të merrni një festë nga partneri/partnerja juaj për të marrë pjesë në një event mjaft të veçantë.

Akrepi

Do të tregoheni të ashpër me veten. Teksa kërkoni të shënoni gjithnjë e më shumë fitore, mos harroni që jeni qenie njerëzore dhe jo robot. Nëse gjatë ditës do të ndiheni shumë të lodhur, bëni të pamundurën për ta bërë disa momente pushim.

Shigjetari

Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet të reagojnë ndaj provokimeve me të cilat mund të përballen gjatë kësaj të mërkure. Ka gjasa që dikush të përpiqet t’ju nxjerrë nga rruga e duhur ose të ndërhyjë në marrëdhënien tuaj romantike. Ndërsa sa i përket aspektit financiar, fati do të jetë në anën tuaj.

Bricjapi

Nesër mund të jeni në majë të një trekëndëshi dashurie. Megjithatë, shmangni kontaktet me persona që janë aktualisht në një marrëdhënie romantike. Kushtojini më shumë punës, pasi ekziston mundësia të rriteni në pozicion.

Ujori

Do të kaloni një ditë të qenë, gjatë së cilës do të keni edhe mundësi për tu relaksuar. Nuk parashikohen probleme si në anën profesionale ashtu edhe në atë personale. Nuk rekomandohet të bëni shumë plane, por përpiquni të jeni më të përqendruar.

Peshqit

Nesër do të mbeteni nën hijen e dikujt që është më i vendosur se ju. Ndoshta një situatë e tillë do të ndodhë në punë. Ekziston mundësia që dikush mund të luftojë për t’ju fituar zemrën, por përpiquni të përdorni taktin teksa padashur mund ta fyeni atë./Noa/

Ja çfarë thonë yjet për ju, horoskopi 9 qershor 2021

Dashi

Dita e sotme është ideale, për tu çliruar dhe për të thënë të gjitha mendimet që mbani brenda, për një kohë të gjatë! Beqarët do të kenë njohje të reja romantike dhe interesante, që do t’ju lëkundin pak (gjithmonë në kuptimin e mirë të fjalës).

Ndërsa për të dashuruarit, planetet rezervojnë një ditë të bukur dhe plotë surpriza nga partneri apo partnerja juaj.

Demi

Dita e sotme ju ofron komoditet ,vetëbesim dhe qetësi shpirtërore!  Kujdesuni për veten dhe jepini rëndësi nevojave dhe dëshirave tuaja. Mos i lini pas dore ëndrrat tuaja. Për sa i përket beqarëve, fati ju ka trokitur derën. Sot me shumë gjasa do të merrni përgjigjen e shumëpritur nga personi që ju intereson.

Të dashuruarit janë të favorizuar në pjesën e komunikimit, duke sqaruar mosmarrëveshjet me partnerin.

Binjakët

Sot keni nevojë për dëgjues të mirë, në mënyrë që të shprehni shqetësimet tuaja. Çdo bisedë që do të bëni sot, do të ketë impakt pozitiv në psikologjinë tuaj. Ju që jeni beqarë, bëhuni gati për njohje të reja.

Të martuarit do të diskutoni dhe sqaroni rreth një çështjeje financiare.

Gaforrja

Dita e sotme kërkon prej jush mirësi, zemërgjerësi, por edhe reflektim me veten. Mundohuni  ti perkushtoni  pak më shumë kohë vetes, dëshirave tuaja të thella dhe nevojave reale.

Ka shumë gjasa të takoni një person nga e kaluara, me të cilin keni lënë shumë çështje pezull.

Luani

Dëshironi të ndryshoni mënyrën e jetesës. Krijoni vizion të ri dhe realizoni ide & dhe qëllime të suksesshme. Sigurisht, fati është në anën tuaj, ashtu si edhe shoqëria.
Besojini këshillave të miqve dhe familjes.

Për ju beqarët, një dashuri e re nga mjedisi miqësor duket në horizont për ju. Të dashuruarit, kujdes me nervat, mos debatoni!

Virgjëresha

Kujdes dita e sotme ka padyshim nevojë për seriozitet. Ngjarjet, detyrimet e të tashmes do t’ju  detyrojnë të reduktoni aktivitetet argëtuese dhe relaksuese për ju.

Ju beqarët, mos gjykoni një person nga pamja dhe mos merrni vendime të nxituara. Sot ka shumë gjasa që t’ju rritet rroga.

Peshorja

Argëtimi dhe optimizmi janë protagonistët e ditës së sotme. Thuani po, aktiviteteve sportive dhe udhëtimeve.
Beqarët, hidhini një sy mesazheve në rrjetet sociale.

Akrepi

Reflektoni me veten tuaj, mos injoroni ndjenjat. Largohuni nga marrëdhëniet toksike. Për beqarët, sot është dita ideale për të bërë për vete personin e zemrës. Të dashuruarit, shijonin momentet pasionante me partnerin.

Profesionalisht, disa ngjarje do t’ju  vendosin në pozitë të vështirë.

Shigjetari

Bëhuni gati për një ditë relaksuese dhe plotë harmoni. Sot do sqaroni keqkuptimet nga e kaluara. Mos nxitoni të bëni hapin e parë.
Të dashuruarit më në fund zgjidhni mosmarrëveshjet që keni në çift.

Briciapi
Sot dita është ideale për t’u organizuar, për t’u shplodhur dhe pse jo për të filluar dietë, apo palestër. Ju beqarët, keni interes për një person të caktuar, duhet të gjeni mënyrën për të bërë hapin e parë. Mos u nxitoni!

Ujori

Dita e sotme kërkon energji, guxim dhe  gatishmëri nga ju. Fati është në anën tuaj, shfrytëzoni çdo moment të ditës sot. Për beqarët sot do të ketë shumë oferta dhe mundësi për zgjedhje.

Peshqit

Prioriteti juaj për sot janë familja dhe shoqëria. Kaloni momente të bukura me familjarët tuaj. Beqarët sot, do ju vijë propozim nga një person nga mjedisi i punës. Mos nxitoni për të dhënë përgjigje.

Horoskopi për ditën e martë, 8 qershor 2021

Çfarë thonë yjet në horoskopin dhe Brankos për ditën e martë, 8 qershor 2021? Astrologu thotë se ka vëzhguar yjet dhe ka përgatitur horoskopin ditor për të 12 shenjat.

Dashi (21 Mars – 20 Prill):

Gjendesh në një moment të rëndësishëm të jetës tënde. Por ndërsa mund të kesh nevojë për këshilla, ke krijuar bindjen se nuk duhet të të thotë askush se çfarë duhet të bësh. Madje ke vendosur barriera të cilat tani rrezikojnë të të dëmtojnë.

Demi (21 prill – 20 maj):

Kreativiteti yt ka arritur kulmin dhe ti mundt bësh gjëra të cilat do të bien në sy të personave të duhur. Ndaj ki mendjen të afrohesh me ndonjë partneritet që mund të të ofrohet sepse do të të sjellë shumë avantazhe për të ecur përpara. Duke pasur një energji pozitive, ajo përçohet rreth teje duke bërë që të të duan.

Binjakët (21 maj – 21 qershor):

Së fundmi ke arritur të përqendrohesh në mënyrë konkluduese tek disa përparësi që dalin. Por këtë të martë pritet diçka më e komplikuar me të cilën do të të duhet të merresh. Nga ana tjetër diçka që ka kohë që të ka vënë në mendime, po të zbraz shumë energjitë ndaj mjaft u more me të. Edhe po tu duk e vështirë, kupto se zgjidhja është rikthimi në realitet dhe bëje sa nuk është vonë, që më pas mos të të duhet të paguash pasojat.

Gaforrja (22 qershor – 22 korrik):

Këtë të martë 8 qershor do të ndjehesh si mbreti i paradoksit. Do të priresh të gjesh anën pozitive tek çdo gjë. Por në të njëjtën kohë do të detyrohesh të shmangësh ca tipa dredharakë që thjesht duan të “ta fusin”.

Luani (23 korrik – 23 gusht):

Duhet të bësh ca hapa më të ngadaltë edhe pse je mësuar vetëm të rendësi duke mbaruar punët me vrapin e pelës. Bëj si disa të tjerë që edhe gjërat urgjente i zgjidhin sipas procedurës standarde. Mos u merr me shumë gjëra njëherësh, por jepi përparësi atyre që janë më të rëndësishmet.

Virgjëresha (24 gusht – 22 shtator): Ndjehesh pak në ankth sepse ke krijuar një dyshim të fortë se dikush nuk po tregohet fort i sinqertë me ju. Duhet të mbetemi te ky njeri që është goxha afër teje dhe karakteri i tij që ke njohur në vite befas nuk është më i tillë. Ndaj ke arritur në pikën që nuk di më kë të besosh, atë që po sheh tani, apo ashtu si e njihje me kohë.

Peshorja (23 shtator – 22 tetor):

Keni krijuar përshtypjen se po ia dilni të arrini qëllimet tuaja. Por vallë a është kështu. Bëni mirë që të përqendroheni në detaje sepse pasi ta bëni këtë, herën tjetër do të ndiqni vetëm instinktet tuaja. Gjetja e të mesmes së artë do të jetë më e vështirë se sa pritej. Bëni durim, së shpejti do të bëni një hap shumë të rëndësishëm përpara, mbase jo më vonë se nesër (e mërkurë).

Akrepi (23 tetor – 22 nëntor):

Melankolia që po ndieni prej disa ditësh, ju ka vënë përpara pikëpyetjeve të shumta, disa, më urgjente se të tjerat. Kjo po lë në hije qëllimet afatgjata në favor të rezultateve të menjëhershme. Problemi është se ajo për të cilën jeni duke punuar është e rëndësishme, dhe duhet shumë kohë e durim që t’ia dilni.

Shigjetari (23 nëntor – 21 dhjetor):

Nuk ka rëndësi nëse ata që ju rrethojnë, janë në të njëjtën linjë me ju, sepse ndjeheni i/e sigurt që mund të thyeni çdo barrierë. Ajo që ju karakterizon është shpresa dhe shpirti praktik dhe ky është një avantazh për këdo. Ndërkohë e mira do të ishte që të bëni atë që dini të bëni më mirë: përdorni imagjinatën tuaj dhe imagjinoni se suksesi tashmë ka arritur, kjo do t’ju japë shtysë për ta arritur atë me të vërtetë. Fundja shpresa dhe optimizmi, shumë herë janë faktorë funksionalë.

Bricjapi (22 dhjetor – 20 janar):

Optimizmi që keni tani nuk do të zgjasë përgjithmonë, por duhet ta përdorni tani për të filluar diçka të rëndësishme. Qasja juaj mund të jetë e pazakontë: Askush nuk po e kupton se çfarë doni të bëni ose si doni ta bëni. Ndiqni instiktet tuaja dhe lini pak mënjanë rregullat e lojës. Ju mund të habiteni se sa do të arrini.

Ujori (21 janar – 19 shkurt):

Jeni pak të irrituar sepse keni përshtypjen se nuk i interesoni askujt, megjithëse janë shumë të rëndësishme për ju. Nëse ndiheni të refuzuar, mos e humbni kohën duke u penduar për veten tuaj. Në kohën e duhur do të gjeni personin i cili, jo vetëm që do të dijë t’ju japë gjithë vëmendjen e tij, por gjithashtu do të përpiqet t’ju ndihmojë kur të keni nevojë.

Peshqit (20 shkurt – 20 mars):

Të dish atë që dëshiron është padyshim një gjë e mirë, përveç kur nuk përputhet saktësisht me atë që keni pritshmëri. E keni të vështirë të gjeni një zgjidhje për këtë dilemë dhe përgjegjësitë nuk ju lejojnë të ndiqni zemrën. Sidoqoftë, përpiquni të mos shtypni instinktet tuaja. /noa/

Horoskopi i Paolo Fox, e hënë 7 qershor 2021

Horoskopi i Mjekrës së Zezë ose Barbanera është një nga horoskopët më të njohur historikisht. Për këtë arsye meriton vëmendje të veçantë dhe përgatitet nga astrologu i njohur Paolo Fox.

Dashi

Një ditë bujare për ju: pavarësisht tensioneve që ndjeni, po arrini të menaxhoni jetën tuaj të përditshme, po ashtu dhe marrëdhëniet me lidhjen tuaj. Aftësi po tregoni dhe në menaxhimin e parave. Dhe këtu ka një lajm të mirë: Gjendja ekonomike ka tendencë të bëhet më solide. Grumbullime të papritura parash, borxhe që duhen mbledhur.

Demi

Venusi ngroh sferën e dashurisë dhe ju bën të aftë për impulse bujare. Ndiqni më shumë zemrën, kjo do t’ju tregojë rrugën për të shkuar në drejtimin e duhur. Një lëvizje që nuk e parashikonit fare mund të rezultojë e suksesshme.

Binjakët

E hënë pak monotone, si emocionalisht ashtu edhe fizikisht. Një mundësi e mirë megjithatë, për të bërë një vlerësim më të qartë dhe për të parë situatën. Angazhimet familjare duan kohë dhe durim. Fitorja do të jetë më afër, nëse i keni idetë e qarta.

Gaforrja

Çfarë atmosfere e këndshme ju pret sot, me favorizimin nga ana e Hënës. Dashuria dhe familja japin konfirmime të këndshme. Në punë gjërat duken mirë, por mundësitë për më mirë, ju e dini që janë aty.

Luani

Mund të keni disa vështirësi për të komunikuar me partnerin dhe për tu marrë vesh me miqtë tuaj: nëse kjo do t’ju shkaktojë mosmarrëveshje, sqarojini menjëherë, mos i lini të treshen. Ndërsa ndjenja të dyzuara ju vijnë shpesh në mendje, për fat të mirë, vetëbesimi juaj është i lartë dhe kjo do t’ju ndihmojë të dini të luani fort nëse të jetë nevoja.

Virgjëresha

Sot ju jeni vetvetja, jeni ajo që dini të bëni më mirë: të fortë, të qetë, të bazuar në argumente kur flisni. Fillimi i një projekti është i favorizuar, për sa kohë që planifikoni mirë çdo detaj. Në punë apo shkollë, dikush ose diçka mund t’ju shqetësojë. Ndryshoni mendimet që ju errësojnë.

Peshorja

Puna në ekip mund të ngrihet më lehtë dhe t’ju garantojë fitime të mëdha, me pak më shumë diplomaci dhe organizim më të mirë. A jeni i lumtur dhe a doni të ndiheni të gjallë? Ndoshta rrotull jush ka një flirt për të rizbuluar gëzimin e kënaqësisë dhe ju nuk po bëni përçapje?

Akrepi

Nëse në punën e re keni vështirësi të gjeni harmoninë me kolegët, jini të durueshëm. Koha dhe mendja e shëndoshë do të jenë vendimtare. Për çdo vendim sfidues, është më mirë të prisni disa ditë, rrethanat aktiale nuk jua bëjnë fort të lehtë.

Shigjetari

Ky është momenti në të cilin është e nevojshme të ndryshoni disa zakone familjare, të rirregulloni gjërat, situatat dhe madje edhe marrëdhëniet ndërpersonale. Ndryshime bëjini të vogla të vogla dhe mos u hani me tezat për revolucione radikale,ë. Nga ana tjetër, mos kundërshtoni propozimet inovative.

Bricjapi

Sot ju duhet të lini pas ca gjëra që ju kanë lënë mbrapa dhe njëkohësisht të qetësoheni. Gjatë ditës, disa ndryshime të mprehta mund të keni në fushën profesionale. Me pak moderim, jepini hapësirë ​​ideve të të tjerëve, përndryshe do të dilnit kundër interesave tuaja.

Ujori

Atmosfera në familje dhe në punë ndikohet nga pakënaqësia juaj, por krijimi i armiqësive me të afërmit dhe eprorët nuk ju ndihmon aspak. Keni një bindje se vetëm iu jeni gjeni, vetëm ju i dini më mirë gjërat. Por kur në praktikë, përballeni me probleme, edhe nga ato më të parëndësishmet, ju thjesht e humbni toruan.

Peshqit

Disa rrethana në sferën familjare kërkojnë sens praktik dhe që të jeni sa më konkretë dhe për fat të mirë sot jeni të pajisur mirë me to. Garantoni praninë tuaj aty ku ju duan. Disa keqkuptime janë një sinjal për t’u interpretuar: hiqni sklepat nga sytë dhe shikojeni më mirë realitetin. /noa.al

Thuhet se vetëm dy % e njerëzve mund të gjejnë më shumë se tri dallime në këto fotografi

Shikoni me kujdes këto dy fotografi në dukje identike dhe përpiquni të gjeni më shumë se tri dallime.

Ndoshta është e vështirë, por jo e pamundur sepse ka më shumë se tre prej tyre.

Disa thonë që edhe pse detyra është “e lehtë” në shikim të parë, thuhet se vetëm 2 për qind e njerëzve arrijnë të gjejnë më shumë se 3 dallime.

A jeni mes tyre?

Nëse nuk keni arritur, t’ju ndihmojmë:

  1. madhësia e “pistës së helikopterit” në një nga ndërtesat,
  2. kulmi i njërës prej ndërtesave në foton në të majtë, e cila nuk është në foton në të djathtë,
  3. gjatësia e veshjes së vajzës ulur në çati,
  4. gardh nën këmbët e vajzës që nuk është në foton e parë…