Menu

Zbavitje

Përfitimet shëndetësore të ujit të detit

Historikisht, deti ka shërbyer si një destinacion për njerëzit që duan të gjejnë kurim për sëmundje të ndryshme. Disa nga përfitimet shëndetësore të ujit të detit janë kthyer në një mit, por sa të vërteta janë disa prej tyre? Deri tani shkencëtarët bien dakort që megjithëse plazhi si një terapi për shëndetin filloi që të përdorej në Anglinë e shekullit të 19-të, përdorimi i tij në mjekësi është më i hershëm sesa kaq. Ka prova historike, për shembull, që egjiptianët e lashë e përdornin ujin e detit për të shëruar plagët apo problemet e tjera që kishin me lëkurën. Megjithëse sot ka studime të shumta për këtë fushë, përfitimet terapeutike të ujit variojnë gjerësisht në kultura të ndryshme. Shumica e studimeve shkencore bazohen tek vlerat e tij për lëkurën si dhe shëndetin mendor.

Uji i detit dhe lëkura

Prej shumë vitesh është diskutuar për njerëzit që gjejnë zgjidhje në lidhje me problemet e tyre me lëkurën te uji i detit ose ujëra të tjera të pasura me minerale. Në veçanti, Deti i Vdekur është i njohur për përqendrimet e tij të larta me magnez dhe ka qenë një destinacion shumë i famshëm për ata që dëshironin të gjenin mjekime alternative për problemet që kishin me lëkurën.

Kjo gjë është mbështetur dhe në studime të ndryshme shkencore. Një studim i publikuar në Akademinë Amerikane të Dermatologjisë tregon që pacientët me sëmundje kronike të psoriasis kanë përfitime nëse kalojnë kohë në Detin e Vdekur, duke u larë në det dhe duke marrë rreze dielli, por bëhej fjalë për një periudhë kohore të paktën prej tre muajsh.

Përftimet e ujit të detit në lidhje me probleme të tjera të lëkurës, të tilla si ekzema janë më të paqarta. Studimet në këtë fushë tregojnë rezultate të ndryshme për pacientët me këto probleme.

Shpesh nuk është vetëm uji i detit ai që ndikon, por ka të bëjë dhe me mjedisin, me klimën, plazhin, i cili i ndihmon më shumë disa pacientë sesa disa të tjerë.

Përmirësimi i shëndetit mendor

Shëndeti mendor është një tjetër fushë e rëndësishme, e cila është studiuar nga shkencëtarët. Ka pasur një rritje të interesit dhe studimeve në këtë fushë gjatë viteve të fundit. Të gjitha këto studime tregojnë që ka një lidhje të veçantë midis mjedisit, klimës dhe shëndetit. Në veçanti, theksohet mënyra sesi deti dhe mjediset e tjera ujore e ndikojnë mirëqenien e njeriut. Ka prova të mjaftueshme që sugjerojnë që ushtrimi fizik ka shumë përfitime për shëndetin mendor, në veçanti për të kontrolluar stresin dhe ankthin,  dhe ndihmojnë në çlirimin e hormoneve të mira të tilla si endorfina.

Kjo mesa duket është ajo që ndodh tek njerëzit që ushtrohen në aktivitete të hapura, duke përfshirë dhe detin. Ushtrimet jashtë, të tilla si noti në det, mund të sjellin përfitime të mëdha për individët, dhe mund të japin të njëjtin efekt që bëjnë antidepresantët për të trajtuar depresionin e moderuar. Noti ndihmon gjithashtu në reduktimin e kortizolit që njihet ndryshe si ‘hormoni i stresit’, i cili është i lidhur me probleme të shëndetit mendor, duke përfshirë dhe depresionin dhe ankthin.

Qendra Alert

alert.al/

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 29 qershor 2021

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Dikush me të cilin zakonisht keni mosmarrëveshje do të jetë më i pranishëm të martën sesa zakonisht, ndryshe nga sa do të dëshironit. Sidoqoftë gëzojuni faktit se niveli i zhgënjimit do të jetë mjaft i ulët.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Merrni pjesë në ndonjë aktivitet bamirës. Nëse një grup pune ose në shkollë po grumbullon donacione për një kauzë të caktuar, jepni edhe ju kontributin tuaj. Në të vërtetë, mund të jeni më të përgatitur për të ndihmuar ata që janë në nevojë sesa kushdo tjetër, sepse jeni bujar dhe i sjellshëm.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Keqkuptimet e fundit mes jush dhe një bashkëpunëtori ose një miku, më në fund po fillojnë të sqarohen. Ju të dy do të keni një marrëdhënie që është më e fortë dhe më e shëndetshme se kurrë, dhe ju të dy meritoni ta festoni këtë fakt.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Universi po ju dërgon energji solide që do t’ju mbajë me këmbë në tokë kur të ndodheni në situata të panjohura. Ju do të jeni të ftohtë dhe të qetë edhe kur të mos e dini se çfarë po ndodh rreth jush.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Nëse jeni në shoqërinë e një grupi miqsh, të dëgjuarit me shumë kujdes do të ishte me më shumë dobi sesa të folurit. Jini të kujdesshëm që të mos dukeni të papërfshirë në bisedë. Idet tuaja janë gjithmonë ato që zënë vend.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Nëse dikush që ju intereson ju ka zhgënjyer kohët e fundit, provoni të mos jeni tepër kritik ndaj tij. Tani për tani, ai ndoshta ka nevojë për dhembshurinë tuaj më shumë sesa për mendimin tuaj. Zhvilloni një bisedë të ëmbël me të.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Një ide e mirë është që të mos bëni aq shumë përpjekje për të kryer kaq shumë detyra. Me rëndësi është që gjërat t’i bëni me cilësi. Në çështjet e dashurisë do të merrni një impuls të ri.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Kreativiteti juaj do të jetë në nivelin e duhur dhe do të jetë duke shpërthyer në çdo fushë. Kudo që të shkoni, do të jeni në gjendje të shtoni një spërkatje ngjyrash në kanavacën tuaj.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Do të jeni në qendër të vëmendjes dhe do të keni shumë ndikim mbi atë që mund të ndodhë më pas. Ju e di mjaft mirë se si të përdorni fuqinë tuaj të martën. Shfrytëzojeni këtë fuqi për të nisur ndonjë investim.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Të mendosh mbi atë që ka kaluar është humbje kohe dhe energjie. Çfarë është bërë është bërë. Kini besim tek vetja tuaj të gjithë të tjerët kanë besim tek ju. Përpiquni të lëvizni, sepse duke qëndruar në një vend nuk përmbushni asgjë.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Ka një nivel të madh konfuzioni veçanërisht në aspektin financiar. Një ftesë e papritur do t’ju vijë për një ngjarje argëtuese, kështu që, nëse keni kohën që duhet, patjetër duhet ta pranoni atë.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Shijojeni në maksimum ditën tuaj. Merrni iniciativën për ta trajtuar veten si mbret. Pushimet jashtë vendit do t’ju bënin mirë. Energjia pozitive do t’ju ndihmojë që të bëni edhe njohje të reja.

Horoskopi për ditën e sotme 25 qershor 2021

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Keni ende shumë gjëra për të bërë, sidomos në aspektin personal, prandaj gjëja më e mirë që duhet të bëni, është të largoheni jashtë qytetit, relaksohuni dhe mos mendoni për asgjë. Në ditët në vazhdim do jeni aq të zënë sa nuk do keni kohë as për veten tuaj.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Do jetë një ditë relaksi dhe reflektimi për ju. Nëse kishit bërë një listë se çfarë duhet të bëni e çfarë jo të premten është dita për të parë gjërat që keni lënë pas dore. Merreni çdo gjë me entuziazëm se do ja dilni më së miri.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Duhet të keni durim dhe shumë dëshirë për të rregulluar të gjitha problemet që keni pasur në jetën në çift. Pas një periudhe goxha delikate, ju që jeni në një lidhje do ndiheni disi më të qetë.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Dukeni mjaft të shqetësuar e të tensionuar, por në fakt nuk jeni të mërzitur me askënd. Keni diçka për të menduar dhe sigurisht nuk mund ta neglizhoni si të parëndësishme. Njerëzit e afërm ju ndodhen gjithmonë pranë dhe flisni me ta për të marrë ndonjë mendim.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Që në mëngjes keni për të vënë re se dita e premte do të jetë shumë e ngadaltë dhe do të keni frikë se mos nuk përfundoni dot planet që keni për ditët e ardhshme. Bëni mirë të shpejtoni pasi nuk kanë vlerë vonesat e tepruara.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Në këtë ditë çdo gjë do të duket dhe mund të merrni e të shprehni shumë dashuri. Dashuri që ju mendoni se është diçka e vërtetë që sigurisht nuk duhet të nënvlerësohet, por që është ushqyer kryesisht çdo ditë.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Jeni shumë nervoz dhe në pamje të parë i frikësoni të tjerët. Duhet të hapeni me persona të besuar dhe të shkarkoni stresin që keni. Do ndjeheni më mirë. Keni për tu ankuar edhe për gjërat më të vogla. Kërkoni të gjeni vetveten për të kaluar mirë edhe me të tjerët.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Në përgjithësi pritet një ditë e mirë dhe e vetmja gjë që do t’ju bëjë të jeni në dilemë është se do të keni më shumë se një alternativë për të zgjedhur. Shumë ide dhe mendime ju vijnë në mendje, por ndjeheni aq të turbullt saqë nuk jeni në gjendje të vendosni për asgjë.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Do të keni kohë të lirë për ti dedikuar atyre gjërave që zakonisht ja lini të tjerëve për ti përfunduar. Mbrëmja do të kalojë mes miqve të vjetër, por kujdes se si do të flisni kur të jeni me shoqërinë e tyre.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Keni nevojë për më shumë kohë për të rregulluar situatat e komplikuara që ju ka sjelle jeta. Prandaj merreni më me qetësi, pa e kthyer kokën mbrapa, shihni drejt të ardhmes me optimizëm dhe shpresë në vetvete.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Keni gjetur disa gjëra në lidhje me një person që është shumë afër dhe se mund të jetë një problem, por tani për tani ju nuk mund të pretendoni asgjë, vetëm kur t’ju jepet një shans për të hetuar. Është gjithmonë më mirë që të ketë informacion të plotë para disa zgjedhjeve të pamatura të cilat ju mund të pendoheni më vonë.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Të gjitha ambiciet tuaja në këtë kohë mund të jenë të pakëndshme për njerëzit që ju duan dhe të cilët do të donin tu shihnin më të fokusuar në diçka më tepër se sa për veten dhe për çështje materiale. Duhet të ndani me të tjerët më shumë kohë dhe të mos jeni shumë individualist.

Horoskopi për ditën e sotme, 23 qershor 2021

Dashi

Buzëqeshi botës sot. Jini mirënjohës për gjërat që keni dhe njerëzit përreth jush. Përforconi ndjenjën komode dhe të ngrohtë brenda dhe përhapeni këtë dashuri te të tjerët. Rrezatoni natyrën tuaj të vërtetë përmes çdo qelize në trupin tuaj dhe shikoni se si shanset vijnë në rrugën tuaj.

Demi

Dita e sotme nuk është dita më e mirë për të bërë shaka praktike. Rrini pranë të zakonshmes. Gjeni siguri në bërjen e gjërave që dini të bëni më mire. Nëse po njihni dikë të ri, ai mund të mos e kuptojnë se si funksionon sensi juaj i humorit.

Binjakët

Jeta juaj e dashurisë mund të përgjigjet shumë mirë me një dozë humori, por ajo që nuk ka nevojë është sarkazma. Energjitë aktuale astrale mund të nënkuptojnë që vija midis të dyve bëhet shumë e hollë, dhe kjo mund të mos ndihmojë gjendjen aktuale të marrëdhënies tuaj.

Gaforrja

Rreshtimi i sotëm planetar tregon se ju duhet të largoni avullin pas një kohe mjaft shqetësuese në të cilën ju dhe partneri juaj jeni përpjekur të zgjidhni disa probleme. Sa I përket aspektit financair, mund të merrni disa këshilla të mira për investime.

Luani

Ju mund të zbuloni se keni opsione se si të reagoni ndaj një ngjarje të caktuar në lidhje me jetën tuaj të dashurisë. Me energjinë aktuale planetare, mund të kuptoni sa e rëndësishme është që të ruani një raport të shëndetshëm në punë.

Virgjëresha

Sot mund të ketë një betejë midis të vjetrës dhe të resë në botën tënde. Përpiquni të tregoheni sa më I arsyeshëm sa I përket aspektit sentimental. Në lidhje me paratë, sot mund të merrni disa informacione interesante për një investim.

Peshorja

Njerëzit mund të duken paksa kokëfortë sot. Fuqitë tuaja të adaptimit mund të vihen në prove. Sa më shumë të jeni të bazuar, aq më lehtë do të jetë të merreni me energjinë e ditës së sotme. Sa I përket aspektit financiar, mund të shfaqen shenja suksesi.

Peshorja

Kur ngjitni një shkallë, hidhni hapat një e nga një. Kapërcimi i shkallëve dy nga dy mund të rezultojë që të bini përsëri në fund. Përpjekja për të nxituar gjërat sot do të lërë vrima në projektet tuaja. Mos i injoroni detajet.

Shigjetari

Fati dhe prosperiteti janë në favorin tuaj, dhe ju keni mundësinë të merrni disa vendime shumë fitimprurëse financiare. Intuita juaj është e drejtë në përputhje me atë që duhet të bëni. Firmosni marrëveshjen më të mirë të mundshme dhe siguroni një të ardhme të drejtë dhe të sigurt për ju.

Bricjapi

Çelësi për të qenë i suksesshëm sot është të ruani stabilitetin në gjithçka që bëni. Energjia aktuale planetare mund të jetë e mjaftueshme për të shkaktuar një mosmarrëveshje midis jush dhe të dashurit tuaj nëse nuk jeni të kujdesshëm se si i shprehni disa gjëra.

Ujori

Ju nuk do të arrini shumë larg pa ndonjë sens humori sot, veçanërisht me rreshtimin aktual astral. Kontrolloni me kujdes çdo detaj dhe përpiquni të mos lini asnjë pjesë të ekuacionit të pa llogaritur. Ju duhet të mbani një humor të qëndrueshëm, të kujdesshëm që rrezaton dhe tërheq të tjerët drejt jush.

Peshqit

Sot mund të merrni disa informacione të dobishme sa I përket aspektin profesional. Eshtë në dorën tuaj që të dini si t’I vini në zbatim keto informacione. Në dashuri, sot mund të kaloni momente shumë të këndshme me partnerin.

Horoskopi për ditën e hënë, 21 qershor 2021

Dashi
Bashkëshorti/bashkëshortja juaj do të jetë në humor gjatë ditës së sotme. Fëmijët do t’ju bëjnë të ndiheni krenarë për arritjet e tyre. Ju do të arrini qëllimet tuaja përmes punës së palodhur dhe durimit. Sportet janë një pjesë e rëndësishme e jetës, por mos lejoni që kjo të dominojë jetën tuaj.
Demi
Mundohuni të shmangni ushqimin e tepërt. Kontaktet dhe miqtë e vjetër do të jenë të dobishme. Ditë me fat për sa i përket jetës suaj të dashurisë. Vazhdoni të dashuroni.
Binjakët
Ju duhet të shmangni çështje të diskutueshme që mund të shkaktojnë debate me partnerin/partnerin tuaj. Për beqarët e kësaj shenje, një fazë e vetmuar që ju ka kapur prej kohësh do të mbarojë, pasi ju duket se do të gjeni shpirtin tuaj binjak. Puna në zyrë do të marrë ritëm, pasi kolegët dhe eprori juaj do t’ju vlerësojnë për për bashkëpunimin.
Gaforrja
Kjo do të jetë një ditë tjetër plot energji dhe parashikohen fitime të papritura. Merrni më shumë kohë për t’u marrë me problemet që mund të hasin fëmijët tuaj. Do të zhyteni në mendime romantike dhe ëndrra të këndshme.
Luani
Sot do të jeni në gjendje të përmirësoni gjendjen tuaj emocionale dhe fizike. Këshillat nga babai mund të provojnë të jenë të dobishme në vendin e punës. Do të keni durim të kufizuar sot, por bëni kujdes, pasi fjalët e thëna ashpër mund të shqetësojnë njerëzit përreth jush.
Virgjëresha

Mos i detyroni njerëzit të bëjnë gjëra për ju. Të menduarit në terma të asaj që dëshirojnë të tjerët, do të provojë të jetë një strategji produktive për ju. Një person pranë jush mund të përfitojë padrejtësisht nga ju, ndaj mos e teproni me bujarinë.
Peshorja
Nëse jeni ndjerë të frustruar kohët e fundit, veprimet e duhura dhe një qasje pozitive do të sjellë një ndryshim të situatës. Një rritje e papritur e shpenzimeve mund t’ju shqetësojë. Do të pushtoheni nga kujtime të lumtura të së kaluarës. Besimi juaj do të ketë një ndikim pozitiv në jetën profesionale.
Akrepi
Aftësia juaj për të ruajtur energjinë do të jetë mjaft e dobishme për ju, nëse duhet të bëni një udhëtim të gjatë. Do të zbuloni se jeni në gjendje të përballoni lodhjen e një orari rraskapitës. Nëse keni investuar para në një pronë jashtë shtetit, atëherë kjo mund të shitet me një fitim të mirë duke përmirësuar pozicionin tuaj financiar.
Shigjetari
Ju do të shqetësoheni nga tensionet në familje. Gjeni mënyra për të devijuar vëmendjen dhe për tu çliruar nga ky ankth. Angazhimi në një formë të aktivitetit fizik mund të jetë një ilaç i mirë.
Bricjapi
Shfrytëzoni kohën tuaj të lirë duke dalë për një shëtitje të gjatë. Bëni kujdes të mos ofendoni pa dashur dikë në shtëpi dhe përpiquni të përshtateni me nevojat e familjes suaj. Nuk është koha e duhur për të ndarë ndjenjat / sekretet tuaja personale me partnerin/partneren tuaj.
Ujori
Një grindje me dikë do të shtojë një “armik” të ri në listën tuaj. Mos lejoni që dikush t’ju provokojë sa të përfundoni duke bërë diçka për të cilën më pas mund pendoheni. Bëni një vizitë te një mik që mund të ketë nevojë për ndihmë.

Peshqit

Do të jetë një ditë kur do të jeni në gjendje të relaksoheni. Marrja e një masazhi me vajra esencialë, do të jetë një përvojë mjaft relaksuese dhe rigjallëruese. Shmangni shpenzimin e parave për investime afatgjata.

Horoskopi i së premtes 18 qershor 2021

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Gjatë kësaj dite mund t’ju vijnë surpriza mjaft të këndshme. Madje, ato mund t’ju ndryshojnë edhe kursin e jetës. Ata që kanë ndërmend të ndryshojnë vendin e punës, duhet të marrin parasysh këshillat e të afërmve të tyre.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Mos merrni vendime teksa jeni të përfshirë nga emocionet. Kjo është më se e vërtetë, mbi të gjitha nëse bëhet fjalë për një projekt të komplikuar. Nëse do të jetë e nevojshme, duhet t’i thoni JO edhe një marrëveshjeje të re pune. Nuk përjashtohen problemet në marrëdhënien tuaj romantike.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Kjo ditë do të kalojë e qetë. Qëndrueshmëria do të jetë çelësi i fitoreve të reja. Në punë përpiquni të jepni maksimumin tuaj. Ata që kanë dëshirë të nisin një marrëdhënie të re romantike, nuk duhet ta fshehin simpatinë për një person të veçantë.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Mos ndani me askënd asnjë prej planeve personale, ideve kreative apo projekteve për biznes. Ka gjasa që dikush t’ju kopjojë, madje edhe qëllimisht. Parashikohet fat në marrëdhëniet personale. Beqarët e kësaj shenje ka gjasa të takojnë dashurinë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Bëni kujdes me kritikat ndaj njerëzve tuaj të dashur. Mendohuni mirë para se të flisni. Dita do të kalojë shumë më mirë nëse mbani veten nën kontroll. Mendoni më shumë se çfarë doni të arrini në të ardhmen dhe veçanërisht për familjen tuaj.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Kjo e premte nuk ka gjasa t’ju sjellë mundësinë për t’u relaksuar. Do t’ju duhet gjatë gjithë kohës të nxitoni apo të negocioni për diçka. Vetëm në mbrëmje mund të gjeni pak momente për veten dhe partnerin tuaj. Përpiquni t’i kushtoni vëmendje partnerit/partneres suaj.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Ekziston mundësia për incidente misterioze. Nuk rekomandohet të bëni një plan strikt për këtë të premte, pasi rrethanat nuk do t’ju lejojnë ta zbatoni atë. Ka gjasa t’i ktheheni dashurisë së vjetër, çfarë do t’jua ndryshojë krejtësisht gjendjen tuaj emocionale.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Të lindurit e kësaj shenje duhet të shmangin egoizmin, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për profesionin tuaj. Nuk rekomandohet të ndihmoni dikë duke dalë jashtë kapacitetit tuaj. Në mbrëmje mund të zhvilloni një bisedë shumë të rëndësishme, e cila mund të ndikojë në të ardhmen tuaj.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Ngjarjet gjatë kësaj dite mund t’ju surprizojnë. Mund të rriteni në detyrë, çfarë do të ndikojë menjëherë në buxhetin tuaj. Kontrolloni emocionet, pasi kështu mund të parandaloni një situatë mjaft të ndërlikuar. Një projekt i rëndësishëm do të kërkojnë vëmendjen tuaj maksimale.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Ka gjasa të përballeni me probleme si në anën profesionale, ashtu edhe personale. Ata që kanë qëndruar për një kohë të gjatë në një pozicion pune, mund të kërkojnë opsione të reja punësimi. Këshillohet që nesër të shmangni alkoolin, ushqimet e shpejta apo aktivitetet ekstreme.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Do të keni shumë kërkesa gjatë ditës së premte. Ekziston mundësia që të përfshiheni në marrëdhënien e dikujt ose të humbisni një shans profesional. Në mbrëmje rekomandohet të qëndroni pranë familjarëve dhe të këshilloheni me ta.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Do të ndiheni shumë të lodhur gjatë kësaj të premte dhe nuk do të keni dëshirë për të punuar. Megjithatë, është e nevojshme që t’i kushtoni kohë vetes suaj. Bëni shumë kujdes me regjimin ushqimor, pasi do të ndikojë ndjeshëm në shëndetin tuaj. Nuk është momenti i duhur për të nisur një marrëdhënie të re dashurie.

Parashikimi fatit, horoskopi 16 qershor 2021

Dashi
Sot do të jeni plot energji, çfarëdo që të bëni, do të jeni në gjendje ta bëni atë në gjysmën e kohës që merrni normalisht. Mund të ketë shpenzime lidhur me pronën për disa persona të kësaj shenje. Disa persona mund të përfitojnë padrejtësisht nga ju, nëse silleni tepër bujarë.
Demi
Mbani nën kontroll emocionet tuaja dhe përpiquni të çliroheni nga çdo ndjenjë frike, pasi ka mundësi që kjo të ndikojë negativisht tek ju. Tregohuni vigjilent gjatë kryerjes së transaksioneve financiare ose nënshkrimit të dokumenteve të rëndësishme. Ndarja e problemeve me anëtarët e familjes suaj, do ta lehtësojë barrën tuaj.
Binjakët
Jini të durueshëm, pasi përpjekjet tuaja të vazhdueshme të shoqëruara me mirëkuptim do t’ju sjellin rezultate pozitive. Dilni dhe kënaquni me miqtë tuaj. Sytë tuaj janë aq të ndritshëm saqë mund të ndriçojnë një ditë të lodhshme për partnerin/partneren tuaj.
Gaforrja
Ju do të duhet të përdorni inteligjencën, taktin dhe diplomacinë tuaj për të zgjidhur një problem që mund të hasni sot. Qëndrimi juaj pozitiv do të ndriçojë atmosferën në shtëpi. Mos u shqetësoheni se çfarë mendojnë njerëzit për ju sot. Veproni ashtu siç e mendoni, pa u ndikuar nga të tjerët.
Luani
Kaloni pak kohë me miqtë e ngushtë në mënyrë që të relaksoheni. Përfshirja e vetvetes në një grup të madh do të jetë shumë argëtuese, por do të bëjë që shpenzimet tuaja të jenë larta. Ju mund të grindeni me partnerin/partneren tuaj në këtë ditë vetëm për të provuar se keni të drejtë.
Virgjëresha

Të moshuarit e kësaj shenje duhet të tregojnë kujdes të shtuar për shëndetin gjat ditës së sotme. Mos neglizhoni asnjë shenjë që ju duket shqetësuese. Të qenit novator do t’ju sjellë para shtesë.
Peshorja
Sot ju duhet të relaksoheni dhe të përpiqeni të gjeni lumturinë midis miqve të ngushtë dhe anëtarëve të familjes. Do të ketë një forcim të pozicionit tuaj financiar. Nëse i keni dhënë borxh dikujt, pritet t’i merrni ato sot.
Akrepi
Nëse keni vuajtur nga një sëmundje, thjesht të qenit pozitiv dhe i lumtur do të jetë antidoti më i mirë për të gjitha problemet tuaja. Nëse jeni i martuar, atëherë kujdesuni veçanërisht për fëmijët tuaj sot, pasi mund të ketë shanse për probleme shëndetësore.
Shigjetari
Miqtë tuaj do të jenë mbështetës dhe do t’ju mbajnë në humor të mirë. Sot, mund të ketë shqetësime për shkak të problemeve financiare. Ju duhet të konsultoheni me një të besuar për këshilla. Ju duhet të shmangni çështje të diskutueshme që mund të shkaktojnë debate me të dashurit tuaj.
Bricjapi
Një lajm i papritur nga një i afërm do t’ju ndriçojë ditën. Ju do të jeni në gjendje të mbështesni bashkëshortin/bashkëshorten tuaj emocionalisht, nëse kuptoni qartë situatën e tyre. Në kohën tuaj të lirë sot, do të kryeni detyrat që keni planifikuar të realizoni.
Ujori
Investimet e bëra sot do të rrisin prosperitetin dhe sigurinë tuaj financiare. Do të jetë një ditë e mirë për të ringjallur kontaktet dhe marrëdhëniet e vjetra. Sot dashuria juaj e përkushtuar dhe e padiskutueshme do të ketë një fuqi magjike, kurative për të dashurin/dashurën tuaj.
Peshqit
Përfshihuni në aktivitete që do t’ju ndihmojnë të ruani qetësinë. Sot, ndihma e një të afërmi të ngushtë do t’ju sjellë fitime në biznes dhe kjo do të çojë në shpërblime financiare. Harroni sot shqetësimet tuaja dhe thjesht shijoni shoqërinë e partnerit tuaj.

Parashikimi i fatit sipas yjeve, horoskopi 15 qershor 2021

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Pril

Ju jeni më të zgjuar se shumë njerëz rreth jush dhe nuk e mohon dot askush këtë. Por jo të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë fakt! Tani për tani, duhet t’i mbani kartat afër gjoksit. Nxirreni aftësinë tuaj në momentin e duhur.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Pse duhet të keni frikë te shpreheni se si ndiheni? Është një kohë e mirë për të treguar dashamirësinë tuaj për dikë tjetër. Fjalët janë të rëndësishme, por janë gjestet e buta të dashurisë si përqafimet dhe shtrëngimi i duarve që konfirmojnë lidhjet personale.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Disa nga mendimet tuaja të brendshme po përkthehen në veprime tani dhe ndoshta nuk po e kuptoni. Gjuha juaj e pavetëdijshme trupore po i dërgon një mesazh të caktuar botës dhe mund të keqkuptohet nëse nuk bëni përpjekje për të sqaruar qëndrimin tuaj mbi një çështje.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Përpiquni t’i shihni gjërat me ngjyra. Optimizmi nuk i bën keq askujt. Në rastin tuaj ju keni shumë nevojë për kurajë që të kaloni disa pengesa kryesisht në raportin sentimental.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 GushtÇështjet e parave janë thellë në mendjen tuaj tani, edhe pse nuk ka arsye për të qenë nervoz në lidhje me financat. Ju jeni thjesht më të vetëdijshëm për realitetin e situatës tuaj financiare, gjë që është shumë e mirë. Sa më i saktë të jeni aty ku po qëndroni tani, aq më të përgatitur do të jeni për të arritur aty ku duhet të jeni.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Mbani mend se njerëzit kanë kujtime shumë të gjata prandaj investoni që ta bëni veten sa më të mirë. Tregohuni i hapur dhe kujdesuni për njerëzit të cilët gjenden në një moment delikat. Mbi të gjitha do të ndiheni shumë mirë.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Ju jeni në një fazë ku procesi do të jetë më i rëndësishëm sesa destinacioni. Në aspektin profesional përpiquni të vendosni më shumë rregull sepse rrëmuja do të shkaktojë pengesa në arritjen e qëllimeve.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Një mik që po përjeton disa probleme personale mund të kërkojë ndihmën tuaj të martën. Nëse nuk keni informacionin e duhur, përpiquni të tregoheni neutral. Në çështjet profesionale, keni nevojë për ndryshim.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Parashikohet të jetë një ditë shumë e këndshme në aspektin e dashurisë. Mund të kaloni një paradite te bukur në shoqërinë e partnerit. Me një investim duhet të tregoni kujdes sepse mund të mos keni garanci për sukses në këto momente.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Do të përballeni me një zhvillim intrigues. A mund të jetë kjo mundësi që e prisni? Një ftesë e papritur mund të arrijë në kutinë tuaj të postës elektronike dhe do të bënit mirë ta pranoni atë.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Kushtoni më shumë vëmendje për të mësuar se si të jeni një person i shëndetshëm. Edhe nëse hani siç duhet dhe jeni vizitor i rregullt në palestër, ka akoma më shumë gjëra që mund të bëni për t’u kujdesur për veten. Shëndeti emocional është shumë i rëndësishëm tani.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Jini më të mëshirshëm ndaj vetes. Nëse jeni shumë kritik lidhur me zgjedhjet që po bëni ose nuk po bëni, kush do t’ju ndihmojë të ktheheni në rrugën e duhur? Është e shëndetshme të jeni realist dhe të keni qëllime, por nuk është e shëndetshme t’i bësh vetes gjyqin çdo ditë.

Horoskopi për ditën e hënë, 14 qershor 2021

Dashi

Gjërat po nisin të ziejnë në jetën tuaj, veçanërisht në aspektin romantik. Është me rëndësi që të përqafoni eksperiencat e reja. Ndoshta fati mund t’ju dhurojë një lidhje shumë interesante në ditët në vijim.

Demi

Universi do të ofrojë shumë mundësi për ju, por është në dorën tuaj për t’i kapur ato. Veçanërisht në aspektin profesional do të keni shumë surpriza të këndshme, të cilat do jua bëjnë ditën shumë të bukur.

Binjakët

Nesër mund të ketë shumë lojëra rreth jush, që mund të jenë argëtuese, por edhe njëkohësisht të lodhshme. Lajmi i mirë është se do të jeni në një pozicion fitues në pothuajse çdo garë.

Gaforrja

Dhurojini vetes më shumë pushim. Lodhja e tepërt në këto momente nuk do t’i bënte mirë askujt. Në lidhje me aspektin sentimental, gjasat janë që të merrni lajme pozitive.

Luani

Ndjesia juaj e aventurës është e mprehtë tani. Për këtë arsye, këshilloheni që të dëgjoni instinktin tuaj të brendshëm, duke dalë nga përditshmëria. Në aspektin sentimental, gjasat janë që jo gjithçka të ecë sipas parashikimit, por lajmi i mirë është se gjithçka do të jetë kalimtare.

Virgjëresha

Thellë brenda jush e dini mirë se çfarë po ju pengon për të ecur përpara. Nesër, universi do t’ju njoftojë se është koha për t’u përballur me të dhe të shpëtoni një herë e mirë. Këshilloheni të tregoni më shumë kurajë për t’u përballur me të vërtetat.

Peshorja

Brenda jush ekziston qëndrimi se mund të bëni gjithçka. Falë eksperiencës suaj të gjatë, gjasat janë që vërtet të keni sukses. Mbajeni këtë qëndrim çdo ditë dhe do të shikoni se optimizmi do t’ju shpërblehet.

Akrepi

Një dramë e vogël nesër do t’ju drejtojë drejt një tranzicioni të madh në jetën tuaj dhe ju duhet të bëni maksimumin. Nëse ia lejoni vetes që të tregoheni më i hapur nesër, do të jeni në gjendje të lidheni me njerëzit, në mënyrë më efektive në një mjedis publik.

Shigjetari

Ka shumë energji rreth jush nesër, por mungon vullneti për të kapur shansin. Përpiquni të jeni më aktiv në bisedat me të tjerët, sepse aty mund të tregoni aftësitë tuaja të vërteta. Në dashuri mund të merrni një impuls të ri mjaft pozitiv.

Bricjapi

Të qenit krenar për veten është një mënyrë e mrekullueshme. Dilni përpara pasqyrës dhe konfirmojani vetes se ju keni shumë vlera. Në fund të fundit, nuk mund të mbështeteni gjithmonë tek të tjerët për të fituar vetëbesimin.

Ujori

Ndjeni sikur jeni duke lëvizur shpejt, por pa asnjë indikacion se ku po shkoni? Atëherë ndaloni dhe reflektoni. Nuk ka asnjë kuptim që të humbisni më shumë kohë, nëse jeni i paqartë rreth planeve tuaja.

Peshqit

Nëse jeni duke menduar për një lëvizje në karrierë, dërgimi i disa mesazheve tek njerëzit që njihni në biznes mund të sjellë disa drejtime shumë interesante. Nëse jeni duke kërkuar për romancë, dikush nga e kaluara juaj mund të jetë i interesuar për ju. /NOA/

Çfarë thonë yjet për ju sot, horoskopi 11 qershor 2021

Dashi

Nuk do jeni në gjendje të largoheni, duke u fshehur pas dikujt tjetër ose duke u përpjekur të qëndrosh në vetmi. Aktivitetet e ditës do t’ju detyrojnë të përfshiheni në diçka të re.

Demi

Duhet të përcaktoni se cila është gjëja më e rëndësishme në jetën tuaj, ose ndryshe mund të bëni gabimin e vendosjes së karrocës përpara kalit. Kjo do të thotë se nëse duhet të pushoni ose të kujdeseni për veten.

Binjakët

Dikush nga e kaluara juaj është kthyer sërish dhe po vepron mbi supozimet e vjetra rreth asaj se kush jeni ju. Kjo do të jetë një pikë kthese delikate, por e rëndësishme në marrëdhënien tuaj është reagimi i këtij personi.

Gaforrja

Ditët e errëta të së kaluarës nuk do të kthehen për t’ju ndjekur nga pas, kështu që pse keni frikë të nisni një rrugë të re? Një ide e re do të vijë në jetën tuaj dhe do të digjet me shkëlqim.

Luani

Ekziston një betejë që po ndodh brenda jush. Një pjesë e juaja, e cila dëshiron të kalojë të gjithë kohën me njerëz të tjerë po lufton për kontrollin me pjesën e tjetër që thjesht dëshiron të lihet në mendimet e veta.

Virgjëresha

Është një ditë e mrekullueshme për të bërë parashikime. Aftësia për të kuptuar se çfarë po ndodh është e fortë. Njerëzit duhet të mbështeten tek ju për të kuptuar gjithçka rreth zhvillimeve politike, ekonomike, kulturore.

Peshorja

Përdorni intelektin tuaj shumë më tepër nesër dhe lëreni mënjanë sensin e humorit për momentin. Njerëzit duhet të dëgjojnë atë që ju me të vërtetë mendoni për çështjet e vështira dhe duhet të keni pozicionin tuaj të palëkundur.

Akrepi

Filloni të investoni më shumë rreth pamjes suaj të jashtme. Kështu do të krijoni opinion më pozitiv nëse jeni duke aplikuar për një vend pune. Ruajeni energjinë tuaj dhe jini më të duruar.

Shigjetari

Përpara se të deklaroni projektet tuaja, përpiquni të hulumtoni në maksimum nëse ato janë të realizueshme. Nesër mund të jeni në qendër të vëmendjes së të tjerëve për shkak të punës suaj.

Bricjapi

Do ndërmerrni një udhëtim që do të rezultojë relaksues. Përpiquni ta shijoni dhe të mos mendoni aspak për angazhimet në punë. Sa i përket aspektit sentimental, njohje të reja mund të shfaqen.

Ujori

Një projekt i fundit i juaji është më afër përfundimit nga sa e keni menduar. Nëse keni kohë për të pastruar hapësirën tuaj të punës, bëjeni. Kjo gjë këshillohet edhe në jetën sentimentale.

Peshqit

Përpiquni të siguroheni që idetë tuaja të shprehen. Është e rëndësishme që mendimet t’ju dëgjohen. Tani po e analizoni botën me shumë efektivitet. Vazhdoni e përfitoni nga vrulli i fortë që keni ndërtuar.