Menu

Coronavirusi, ekspertët: Ja kur merr fund pandemia

Përhapja masive e coronavirusit ka krijuar ankth dhe stres tek popullata, e cila pret pak dritë jeshile se kur do të marrë fund kjo situatë. Virusi duket se ka zhvendosur shtrirjen e saj dhe është drejtuar drejt Europës, e cila po njeh një numër të frikshëm të infektuarish dhe viktimash, me Italinë të cilësuar si vatra më e madhe në këtë kontinent. Një ekspert mjekësor kinez tha se COVID-19, mund të gjej terren edhe për muajt e ardhshëm.

Duke folur në një konferencë shtypi nga qyteti i Guangzhou, Kinë, Zhong Nanshan, ish-presidenti i Shoqatës Mjekësore Kineze, që zbuloi dhe shpërthimin e SARS, në vitin 2003, tha se virusi mund të qarkullojë deri në verën e këtij viti.

“Zhvillimi i pandemisë globale parashikohet të vazhdojë të paktën deri në qershor” tha ai.

Ekspertë të tjerë e kanë mbështetur këtë teori të doktorit, duke u shprehur se koronavirus do të “shfaroset” brenda muajve të ardhshëm. Për këtë ato i referohen dhe të kaluarës, në kohën e SARS (I cilësuar nga ekspertët si i përafërt me koronavirusin e ri) kur ky virus arriti të infektojë më shumë se 8,000 mijë persona në të gjithë globin, por e humbi efektin mbi njerëzit kur temperaturat pësuan rritje.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts