Menu

Coronavirusi, OBSH: Të rinjtë mos ta konsiderojnë veten të paprekshëm

Mesazhi i autoriteteve shëndetësore përsa i përket coronavirusit ka qenë i qartë, që moshat e mëdhaja rrezikojnë më shumë të preken nga ky virus. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar të rinjtë që të mos e konsiderojnë veten si të paprekshëm apo të pamposhtur.

Doktoresha Rosena Allin-Khan në Britani të Madhe ka thënë për BBC se kjo sëmundje nuk prek vetëm të moshuarit apo ata persona që vuajnë nga disa probleme shëndetësore. Kujtojmë se në Angli vdiq një vajzë 18-vjeçare, pasi.humbi betejën me coronavirusin.

Doktoresha Rosena Allin-Khan thotë se ka trajtuar pacientë me sistem të mirë imunitar të moshave 30 dhe 40 vjeç, të cilët tani janë në kujdes intensiv dhe po luftojnë me sëmundjen.

Disa studiues të ‘Imperial College London’ kanë zbuluar se 5% e personave nën 50 vjeç nuk e kishin të nevojshme të shtroheshin në spital. Por, kjo shifër u rrit në 24% për personat e moshave 70-79 vjeç.

Sipas të njëjtit studim, 5% e personave nën 40 vjeç që ishin shtruar në spital ishin në gjendje kritike, krahasuar me 27% të qytetarëve rreth të 60-tave dhe 43% të atyre në të 70-tat.

Ndërsa personat mbi moshën 80 vjeç që ishin në gjendje kritike përbënin 71% të të prekurve. Këto përfundime u nxorrën pas studimit të situatës së shkaktuar nga coronavirusi në Kinë dhe Itali.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts