14 C
Tirana
Tuesday, December 1, 2020
No menu items!

Denoncim / Mashtrimet i konsumatorëve me reklamat nga Vodafone dhe panorama e zymtë e shërbimit për klientët

Kompania Celulare “Vodafone” njihet si një ndër kompanitë që ka prodhuar spotet më të bukura televizive, apo që ka bërë marketingun më të “egër” ndër kompanitë e tjera celulare. Njëkohësisht shumë herë është akuzuar dhe për vjedhje të klientëve, si në sasitë e internetit, minutave etj, gjë që deri sot ka mbetur në rangun e thashethemeve apo akuzave të pabaza dhe të paprovuara.

Por, ajo çfarë është e sigurt, është mashtrimi i klientëve me reklamat e bukura. Kjo, pasi ndryshe nga reklama, kur shkon në dyqanet Vodafone përballesh me një tjetër realitet.

Që në fillim të vitit 2020, Vodafone reklamoi si okazion blerjen e kompanisë së internetit “Abcom”. Për këtë arsye, nisi dhe reklamimi i paketave të internetit nën logon edhe të Vodafone e së fundmi, dhe reklamimi i paketës “GigaFamily”, e cila nëse shkon në një dyqan që mban logon e kësaj kompanie, të rezulton konkretisht ndryshe. E thënë kjo, edhe në aplikacionin “My Vodafone”.

https://www.youtube.com/user/VodafoneAL

Por “hileja” e Vodafone qëndron në dy drejtime. Së pari, të gjithë ata që kanë internet në shtëpitë e tyre me Abcom, tashmë pjesë e Vodafone Albania, së pari duhet të ndryshojnë totalisht paketat që kanë e t’i shndërrojnë ato në “Vodafone Next +”, që do të thotë se duhet të ndryshosh planin tarifor që ke, t’i bindesh udhëzimeve të Vodafone,  të cilat në reklamat e tyre janë shumë të paqarta për shumicën e popullatës. Pra, që të përfitosh këtë “mrekulli”, duhet të ndryshoh paketën dhe patjetër të kesh internet “Abcom” në shtëpi. Dhe ç’është më e bukura e kësaj historie dredhish e mashtrimesh?! Në reklamat e kompanisë thuhet “përfito dyfish internet në celular për të gjithë familjen”, me paketën “GigaFamily”. Së pari, nuk sqarohet në asnjë vend, se sa persona nga familja e përfitojnë në celular, 1,2 apo 5 persona (Në dyqanet Vodafone të thonë që veç dy persana). Së dyti, kur shkon në dyqanet “Vodafone”, nuk mund ta përfitosh edhe nëse numrat janë në paketat “Next +”. Kjo, pasi siç thonë punonjëset e dyqaneve, të gjithë numrat duhet të jenë në emër të një personi të familjes, emri i të cilit është dhe në kontratën e internetit me “Abcom”. Pra, duhet ndryshuar pronësia e numrave, të kesh gjithë familjen me vete, ndërkohë që nuk e thonë saktësisht edhe sa persona nga familja e përfitojnë.

Me pak fjalë, një marketing mashtrues, i paqartë dhe aspak orientues, por edhe diskriminues. Kjo, nën hundën e Autoritetit të Konkurencës dhe Komisionerit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Për një moment i thashe vajzës së shërbimit në dyqan, çfarë dokumentesh duhet të më japësh që unë të ndërroj kompani për 4 numrat e mi/familjes time. Sigurisht, pa iu dhumsur aspak kompania ku punon dhe paguhet tha, shko ku të duash, është e drejtë e jotja, atje ku shkon, bën kërkesën për ndryshim kompanie.

Qesha se nuk qaja dot dhe m’u kujtua deklarata elektorale e Eduart Shalsit në vitin 2017, kur në një studio telefizive tha: “Ne do vjedhim më bukur se këta”. Në këto kushte deklaratash deputetësh e ministrash, u kujtova se edhe ata tjerët do më vjedhin po njësoj, ndoshta dhe mw bukur, fundja të gjithë ministrat apo deputetët kanë ndonjë aksion të fshehur diku, apo mbështetje në hije ndaj kompanive celulare, si dhe në të gjitha insutritë tjera fitimprurëse. Ndryshe, kompanitë celulare si rasti në fjalë, nuk do bënin e silleshin si të donin me ne. Pse jo?! Askush nuk i kontrollon. Autoriteti i Konkurencës, Komisioneri për Mbrojtjen e Konsumarorit dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive iu lejojnë, më e pakta, transmetimin e reklamave aspak të qarta e herë-herë mashtruese. Shembull, si ato të bankave…

Granit Sokolaj

Qendra ALERT – Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Kalaja: Qeveria e shkëputur nga realiteti, ka banorë në çadra të infektuar me covid-19

Emisioni “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj ka trajtuar këtë të mërkurë, 1 vit nga fatkeqësia e tërmetit dhe...

1 vit nga tërmeti, Aulon Kalaja: Mungon drejtësia për 51 jetët e humbura, asnjë banesë e ndërtuar në Thumanë

Emisioni “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj ka trajtuar këtë të mërkurë, 1 vit nga fatkeqësia e tërmetit dhe pandemia e covid-19. I ftuar...

Covid-19, pedagogu Ilir Pecanikaj: Shifrat e MSH janë fiktive, qeveria mbulon humbjet e saj

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, pedagogu i departamentit të Shëndetësisë në PD Ilir Pecanikaj ka folur për pandeminë e...

Papërgjegjshmëri për orët shtesë të inspektorëve të Covid-19, AKU luan “ping pong”, fajson dhe drejtoritë rajonale

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit “luan ping pong” me inspektorët që janë pjesë e Task-Forces qeveritare për përballimin e situatës së Covid-19, ndërkohë që ende...

Ngjarja historike/ Për shqiptarët në ditë të vështira, filantropi Lazim Destani i dha zë Festivalit mbarëkombëtar për 80-vjetorin e Pavarësisë

Pas vitet 1990 kanë qenë mjaft të vështira për kombin shqiptar. Në njerin krah Shqipëria po dilte nga regjimi diktatorial, lufta për pushtet ishte...

More Articles Like This

- Advertisement -