Menu

Joana Arapi: Kemi kërkesa por nuk eksportojmë dot, problem jo cilësia por burokracitë e autoriteteve

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Joana Arapi, drejtoreshë Ekzekutive në Industrinë e Përpunimit të Qumështit ka folur për problematikat që ka ky sektor për eksportimin e produkteve. Arapi deklaroi se ka kërkesa nga rajoni dhe BE, por shqetësim nuk është cilësia e prodhimit apo standartizimi, por hallkat e funksionimit të autoriteteve përgjegjëse.

“Sot industria e përpunimit të qumështit ka bërë hapa të mëdha përsa i përket standartizimit me teknologjinë, pëprunimin dhe ambalizhimin e produktit. Por, përtej investimeve të kompanive, produktet me origjinë shtazore nuk eksportohen dhe kjo nuk vjen për shkak të cilësisë apo standartizimit, por nga një sërë hallkash me mënyrën e funksionimit, që kanë të bëjnë me procedurat aministrative të autoriteteve përgjegjëse. Qumështi dhe nënproduktet e tij nuk eksportohen as në BE dhe as në vendet e rajonit. Madje ne nuk arrijmë të eksportojmë në Maqedoninë e Veriut, megjithëse janë bërë kërkesa nga kompanitë, ato kanë marrë përgjigje negative. Në rajon ka skema mbështetëse shumë herë më favorizuese se në vendin tonë, ku kemi shfaqjen e informalitetit. Ka patur kërkesa nga rajoni dhe BE, por problematikat varen nga procedurat e autoriteteve përgjegjëse. Disa nga kërkesat e BE-së:  Evidenca të zbatimit me programe në mbrojtje ndaj brucelozës, menaxhimit të kontrollit dhe cilësisë së qumështit në ferma nga analiza me laboratorë të certifikuar etj. Ka problematika të mëdha të eksportit të produkteve shtazore që nuk varen nga standardet e kompanive. Industria e përpunimit të qumështit është më e pastrukturuara dhe strukturohet vetëm përmes skemës mbështetese në raport me vendet e rajonit. Duhet stimuj nga institucionet politikbërëse, duhet subvencionim nga shteti për rritjen e krerëve, të formalizohet i gjithë sektori”-deklaroi Joana Arapi.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts