Edhe pse blerja e produkteve ushqimore mbetet një domosdoshmëri gjatë kësaj pandemie, shumë njerëz kanë pyetje se si të blejnë në mënyrë të sigurt. Por aktualisht nuk ka prova se ushqimet ose paketimet e tyre shoqërohen me transmetimin e coronavirusit. Përgjatë pandemisë, konsumatorët po marrin shumicën e ushqimit nga marketet, dhe këto kanë modifikuar oraret e tyre të funksionimit për të lejuar më shumë kohë për të mbushur raftet dhe pastruar. Por për të të mbrojtur veten, punëtorët e marketeve dhe blerësit e tjerë, është e rëndësishme të mbani mend disa gjëra
1. Vishni një mbulesë fytyre ose maskë ndërsa jeni në dyqan. Disa dyqane dhe lokalitete mund ta kërkojnë atë. Kontrolloni udhëzimet e shtetit, qarkut ose qytetit për ndonjë kërkesë tjetër.
2. Mbani pecetat tuaja, ose përdorni një të siguruar nga dyqani për të fshirë dorezat e karrocës ose shportës. Nëse përdorni çanta pazar që mund të përdoren përsëri, sigurohuni që ato të pastrohen ose lahen para çdo përdorimi.
3. Edhe përse nuk ka asnjë dëshmi të paketimit të ushqimit që shoqërohet me transmetimin e COVID-19, nëse dëshironi, mund ta pastroni paketimin e produktit dhe ta lejoni të thahet në ajër, si një masë paraprake shtesë.
4. Para se të hani, shpëlani frutat dhe perimet e freskëta nën ujin e rrjedhshëm të rubinetit, përfshirë ato me lëkura dhe lëvore që nuk hahen. Pastroni produktet e forta me një furçë të pastër.
Për produktet e konservuara, mos harroni të pastroni kapakët përpara se të hapni. Gjithmonë mbani në mend 4 hapat themelorë të sigurisë ushqimore – ti pastrosh, ndash, gatuash dhe shijosh.
Marrë nga: foodsafety.gov
Qendra ALERT / Alert.al