Menu

Kreu i Shoqatës së Industrisë së Bimëve, Gjoka: Me fondet e IPARD abuzohet, jepen ryshfete

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, kryetari i Shoqatës së Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike Filip Gjoka duke folur për fondet e IPARD deklaroi se në thirrjen e tretë për aplikime, do të ketë reagim si shoqatë për mënyrën se si abuzohet me këto fonde. Ai shtoi se kjo qeveri nuk mund të vazhdojë të tallet me kompanitë.

“Në thirrjen e tretë për aplikime në fondet e IPARD do të bëj reagim si shoqatë, për të treguar haptaz se cfarë ndodh me këto fonde, kemi mungesë makinerish, fondet kalojnë në kompani që s’janë pjesë e listave, por vetëm duke kopjuar skemat e agropërpunimit të mollës. Kjo ka ndodh dhe në Lezhë, ku ka kapanone që qëndrojnë të mbyllura, apo në Gjirokastër, Lushnje, Malësi të Madhe. Por pyetja që shtrohet sot është se kush udhëheq eksportin në doganë? Është ai që nuk ka marrë fonde dhe mbështetje nga qeveria. Nuk duhet të vazhdohet me talljen ndaj njerëzve të punës, njerëzve të ndershëm. Kemi shumë fermerë që ankohen për prodhimet stoqe, mungon përpunimi, si psh në Laç kompania e bimëve dhe erëzave. Janë 31 kompani dhe fondet nuk duhet të shkojnë vetëm për 2 kompani, siç është rasti i kompanive  të krijuara në 2019 dhe që kanë marrë grande. Problemi është se mungojnë edhe konsultat me ekspertët e fushës për të pyetur se çfarë kanë nevojë kompanitë. Ajo çfarë kërkojmë nga politikat 2022-2029 është që të jemi të gjithë të barabartë në konkurrim. Krahas dokumenteve që duhet të plotësohen, nuk duhet të ketë rendesi se kujt partie i përket fermeri. Nga 21% e prodhimit burto që i jep shtetit, financimi i qeverisë është qesharak.”-deklaroi Filip Gjoka.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts