“Inspektoriati i Lartë ka vijuar me zbatimin e tre ligjeve bazë për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, konfliktit të interesave, sinjalizimit dhe mbrojtjes së sinjalizuesëve. Përgjatë vitit raportues janë administruar 3769 deklarata të interesave private, për të cilat u krye procesi i skanimit, kontrollit paraprak, si dhe kontrollit aritmetik dhe logjik mbi pasurinë. 762 subjekte u përfshinë në skemën e kontrollit të plotë dhe hetimit administrative dhe janë referuar pranë Prokurorisë, strukturave të Hetimit Tatimor, strukturave të Policisë 72 raste. Janë aplikuar 33 masa administrative me gjobë ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë”, tha.sot Kryetarja e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI-së, Evgjeni Bashari, ka raportuar bilancin vjetor në Kuvend.
Gjatë fjalës së saj ajo tha se ka përfunduar kontrolli i 238 kandidatë, përfshirë kandidatët për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese, BKH etj.
“Konkretisht, Inspektoriati i Lartë vijoi bashkëpunimin me organet e rivlerësimit kalimtar, me qëllim përmbushjen e detyrave funksionale në mënyrë sa më efektive. U përmbyll me sukses procesi i dorëzimit të dokumentacionit të plotë, së bashku me raportet e hollësishme dhe për pjesën e mbetur të subjekteve të rivlerësimit pranë komisioneve të pavarura të kualifikimit dhe ONM-së. Kemi përfunduar kontrollin e plotë për 238 kandidatë, përfshirë kandidatët për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese, gjyqtar në Gjykatën e Lartë, kandidatë për drejtorë në Byronë e Lartë të Hetimit, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit për Korrupsion dhe Krimit të Organizuar si dhe magjistratë”, tha kryetarja e ILDKPKI.
alert.al/

