Menu

Mijëra ton çdo muaj, Serbia, furnizuesi kryesor i Shqipërisë me ushqim për kafshë, mban 50 % të tregut. U harruan Aflatoksina dhe prodhimi vendas?

Teksa përpiqemi të mbrojmë apo stimulojmë prodhimin vendas e mbi të gjitha përpiqemi t’i shpëtojmë dhe aflatoksinës në ushqimin për kafshë, kryesisht misër nga Serbia, statuistikat tregojnë se asgjë nuk është bërë në këtë drejtim.

Nga të dhënat që ka siguruar Qendra ALERT prej Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, afërsisht gjysma e importit të ushqimit për kafshë (jo-shtëpiake) për vitin 2025 dhe 8 muajt e 2026, afërsisht gjysmën e sasisë së importuar e zë Serbia.

Sipas treguesve të çdo muaji, shifrat janë konstante, ndërsa pas fushatave “rrufe” harrohen aflatoksina, probleme tjera apo dhe prodhimi vendas.

Sipas Doganave, në vitin 2025, Shqipëria ka importuar ushqim për kafshë, në total 60,678,043 kilogramë, apo 60,678 tonë. Nga këto importe, 29,561,721 kilogramë apo 29,561.7 tonë janë të importuara nga Serbia.

Shifra të ngjashme raportohen dhe për periudhën janar-gusht 2026. Po suipas të njëjtit burim zyrtar, Shqipëria ka importuar në total 46,259,366 kilogramë ose afërsisht 46,4 mijë tonë. Nga këto, 21,038,508 kilogramë apo 21,04 mijë tonë janë vetëm nga Serbia, afërsisht gjysma e importeve.

Megjithëse në Shqipëri kultivohen ara të tëra me drithra si ushqim për kafshë (jo-shtëpiake), apo prodhohet e përpunohet ushqim, importi zë vendin kryesor, për shumë arsye e veçanërisht për shkak të sasisë dhe çmimit. Ndër këto, thuajse gjysma e importit të këtyre produkteve vijnë nga Serbia. Një pjesë të madhe e ze importi i mistrit apo produkteve tjera si ushqim për kafshë, ndërkohë që Serbia ofron çmim konkurues, është gjeografikisht afër, por që mbahet si shtet që mykotiksinat edhe për shkak të kushteve klimatike, i ka shumë herë mbi nivelet e lejuara.

Megjithëse çdo muaj, edhe për vitin 2026 janë me miliona kilogramë të importuara, nuk ka të dhëna se sa mostra për analiza janë marrë në PIK nga AKU dhe si kanë rezultuar normat e aflatoksinës.

© Qendra ALERT

Related Posts