14 C
Tirana
Tuesday, March 2, 2021
No menu items!

Naftë falas për fermerët? Nuk do ta marrin, ja dokumenti që vërteton të kundërten e premtimit

Fermerët shqiptarë mezi kanë pritur 1 janarin 2021, për të filluar marrjen e naftës të çliruar nga taksat dhe akzciza, sipas premtimit të Kryeministrit Rama, Ministrit të Bujqësisë së asokohe, Çuçi dhe të Drejtores së AZHBR, Krifca. Deklarata e tyre e datës 13 tetor 2020, nga salla e konferencave e Këshillit të Ministrave, ngjalli shpresat e fermerëve, në premtimet seriale që u janë bërë ndër vite e dekada.

Por, ka pak të ngjarë që të ndodhe ekzaktësisht siçu tha në konferencën e 13 tetorit. Alert.al ka mundur të sigurojë dokumentin e “Kritereve bazë për përfituesit e subvencioneve të naftës në bujqësi për fermerët”. Siç vihet re në këtë dokument, fermerët kanë disa kushte për ta përfituar atë, por edhe në rastin kur ata i plotëosjnë, do të marrin pa taksa vetëm gjysmën e naftës që iu nevojitet, të llogaritur sipas kulturave që do mbjellin, për hektarë. NIPT është i detyrueshëm në çdo rast.

Në pikët 3/a të këtij udhëzimi thuhet se, fermerët do të përfitojnë 100 % të sasisë për subjektet me sipërfaqe deri ne 10 hektarë sipas përllogaritjeve të bëra (aneksi 1).

Por në aneksin 1 shkruhet dicka tjetër, që e rrëzon 100 për qindëshin e naftës falas. Në këtë dokument, pra aneksi 1, kolona e parë dhe e katërt kanë ndarë e specifikuar grupet përfituese sipas kulturave bujqësore ,e të cilat do të mbillen tokat. Në kolonën e dytë, është përllogaritur sasia e karburantit (naftë) që duhet për të punuar një hektarë tokë, sipas kulturës. Ndërsa kolona e tretë ka të specifikuar litrat e karburantit që do të marrin fermerët falas. Në këtë rast, falas konsiderohet naftë me taksa e akcizë të zeruara, pra me çmim shumë më të lirë se tregu. Pika “a” flet për subjektet me sipërfaqe deri në 10 hektarë. Ndërsa për subjektet me më shumë se 10 hektarë, për pjesën mbi këtë sipërfaqe, nafta do të jepet e reduktuar.

Dokumenti i kritereve per perfitimin e naftes nga fermeret

Në fakt, sipas pikës 3/a dhe anelsit 1, edhe subjektet me sipërfaqe deri ne 10 hektarë, nuk do ta perfitojne 100 per qind të sasisë që iu nevojitet.

Referuar këtij dokumenti, duket se fermerët sërish do të jenë në të njëjtin kalvar mundimesh me naftën me çmime të larta. Kjo pasi edhe se nuk dihet sa do jetë fondi limit për këtë vendim të qeverisë, ao do të jetë i përhershëm ky vendim? Po tokat që kultivohen nga 2 apo 3 herë në vit, si do ta marrin naftën? Sa do të zgjasë “nafta falas”?

Përveç fermave me sipërfaqe të vogla, atyre që janë familjare, ato ferma që kanë peshë në prodhimin e kulturave bujqësore, për tregun vendas apo për eksport, janë të shumta të numër që e kalojnë sipërfaqen e 10 hektarëve. Me pak fjalë, premtimi i 13 tetorit nuk do të realizohet e fermerët ka gjasa të gjenden në të njëjtën situatë si me 30 vitet e demokracisë.

Qendra ALERT / Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Investigimi i ALERT / Nga tumoret, te sëmundjes e zemrës, veshkave e mëlçisë, si përdoret masivish vaji i palmës dhe në shumë raste i...

Nga Rudina Muça* Të pretendosh sot se në dyqanet e bulmetit mund të gjesh produkte vërtet të shëndetshme, vetëm gënjen...

Prezantohet platforma e monitorimit SETA e burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore

Gjetjet e monitorimit mbi përdorimin e burimeve shtetërore në periudhën parazgjedhore të zhvilluar nën projektin "Forcimi i Transparencës Zgjedhore në Shqipëri" (SETA), u prezantuan...

Berxholi: Shfaqja e gripit të shpendëve H5N8, s’jemi të garantuar që nuk hyn në Shqipëri

Në një lidhje Skpye në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, prof.Kristaq Berxholi ish-drejtor i ISUV dhe mjek veterinar ka folur për njoftimin...

Përhapja e gripit të shpendëve, Mersini: Po afrohet në territorin tonë, masat që duhen marrë

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Kujtim Mersini epidemiolog veterinar ka folur për shfaqjen e gripit të shpendëve H5N8 dhe...

Porti i Durrësit, Dogana dhe Policia rrezikojnë sigurinë ushqimore, skaneri “çmendet” dhe nxjerr akullin për drogë / Foto-Video

Një skandal i vërtetë me sigurinë ushqimore ka ndodhur një ditë më parë në Portin e Durrësit, ku autoritetet portuale dhe doganore kanë hapur...

More Articles Like This

- Advertisement -