Menu

Ndarja nga jeta e këngëtarit Qerim Sula, filantropi Lazim Destani shpreh keqardhjen dhe ngushëllon familjen e rapsodit: Ja si e njoha

Filantropi dhe biznesmeni Lazim Destani, ka shprehur keqardhjen e tij për ndarjen nga jeta të këngëtarit dibran, Qerim Sula. Destani, me anë të një statusi në rrjetet sociale i ka shprehur ngushëllimet familjes së rapsodit, kolegëve të tij dhe gjithë artdashësve shqiptar. Madje, Destani, ka treguar dhe momentet kur e ka njohur këngëtarin Sula. Ja postimi i plotë i Z.Destani:

“Me keqardhje e mora lajmin mbi ndarjen nga jeta të këngëtarit dibran Qerim Sula. Këngët e trimërisë që ky artist i madh i interpretonte me gjithë qenien e tij ishin frymëzim dhe krenari kombëtare për dekada të tëra. Këngët e tij së bashku me figurën e artistit të madh gjithmonë do të mbeten në kujtesën tonë.

Me këngëtarin Qerim Sula kam patur rastin të njihem në vitin 1992, kur nën organizimin tim u realizuan një varg koncertesh jashtë Shqipërisë.

Ngushëllime famijes Sula, kolegëve të tij dhe gjithë artdashësve të shumtë në të gjitha trevat shqiptare.
Këtij ngushëllimi po ia shtoj dhe disa sekuenca nga turneu aristik i vitit 1992 ku spikati zëri dhe kënga epike e artistit Qerim Sula”.

 

Related Posts