Ndryshimet e skemës së kompensimit kanë irrituar fermerët të cilët kanë protestuar kundër këtij vendimi, i cili sipas tyre është marrë pa një konsultim me grupin e interesit. Fermerë nga Lushnja, Fieri, Berati, Elbasani protestuan tek rrethrrotullimi i Savrës në Lushnje, ku përsëritën kërkesat e tyre ndaj qeverisë për subvecione, pasi në të kundërt do të detyrohen që të lënë vendin. Kryetari i Sindikates së Fermerëve të Bashkuar Eduart Sharka deklaroi se fermeri nuk është skllav që të punojë për të ushqyer shoqërinë dhe që të mos ketë mundësi që ushqejë familjen e tij.
Ata u shprehën se subvencionet duhet ti takojnë fermerit shqiptarë dhe jo monopoleve të pushtetit 30 vjeçarë. Çmimet e larta të impudeve dhe fuqia e dobët e tyre ka rrenuar fermerin shqiptarë. Një shqetsim tejet i rëndë për fermerin shqiptarë është edhe konkurenca e pandershme që i behet me qumështin pluhur prodhimit jo biologjike të nënprodukteve të tij. Në mënyrë demostrative fermerët hodhën në rrugë prodhimet e tyre.
Qendra Alert/Alert.al

