Muaji që lamë pas pritej të kishte një inflacion të lartë, si për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe disa artikujve farmaceutikë, por edhe për shkak të forcimit të monedhës euro, e cila do të përkthehej në çmime më të larta për mallrat që vijnë nga jashtë.
Sipas Institutit të Statistikave Shqiptare, rritje të çmimeve ka patur, por më të prekurat janë grupet e ushqimeve, ku vetëm çmimi i frutave në Prill u rrit me 19.3% më shumë se një vit më parë, zarzavatet me 6.3%, vajrat me 4.6% dhe produktet shtazore me afro 4%.
INSTAT deklaron se çmimet e ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike, kanë pësuar një ulje të lehtë të tyre në krahasim me muajin mars 2020, kur nisën edhe masat shtrënguese dhe që pasuan me shtrenjtimin e artikujve ushqimor, periudhë në të cilën ishte edhe piku i shtrenjtimi të artikujve ushqimor.
Qendra Alert/Alert.al


