Menu

Përdhunoi vajzat e mitura dhe dhunonte sistematikisht gruan, arrestohet ‘mostra’ shqiptar në Itali

Një shqiptar në Itali, është arrestuar për abuzimin seksual që ka bërë ndaj dy vajzave të tij, kur ato kanë qenë 4 dhe 5 vjeçe, si dhe për dhunën sistematike të ushtruar ndaj të shoqes.

Ngjarja është mësuar nga denoncimi i bërë nga vajza e tij e madhe, sot 29-vjeçe.

Ajo ka denoncuar të atin në polici, pas një debati në shtëpi dhe gjatë marrjes në pyetje është mësuar i gjithë abuzimi seksual dhe dhuna që shqiptari i ushtronte gruas. E reja ka thënë se nga mosha 5 deri në 8 vjeçe, respektivisht midis viteve 1999 dhe 2002, është abuzuar seksualisht nga i ati.

Ndërsa edhe motra e saj e vogël është abuzuar seksualisht nga babai i tyre për vite të tëra.

Policia njofton se burri është një person i varur nga alkooli, bixhozi dhe pjesën më të madhe të kohës e kalonte pa punuar. Sipas karabinierëve, 56-vjeçari vazhdimisht dhunonte e kërcënonte 2 vajzat e gruan me vdekje.

 

Related Posts