14 C
Tirana
Wednesday, April 14, 2021
No menu items!

Prezantohet platforma e monitorimit SETA e burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore

Gjetjet e monitorimit mbi përdorimin e burimeve shtetërore në periudhën parazgjedhore të zhvilluar nën projektin “Forcimi i Transparencës Zgjedhore në Shqipëri” (SETA), u prezantuan sot në një aktivitet të organizuar nga Akademia e Studimeve Politike dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Eventi me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të organizatave vendase dhe ndërkombëtare të angazhuara në monitorimin e zgjedhjeve të 25 prillit, shërbeu si një mundësi për të diskutuar mbi ecurinë e deritanishme të zbatimit të dispozitat e reja të Kodit Zgjedhor, të cilat parashikojnë ndalimin e veprimtarive promovuese me efekt elektoral nga zyrtarët qendrore dhe vendorë në një periudhë 4 mujore deri në zgjedhjet për Kuvend.

Komisioneri shtetëror, Z. Ilirjan Celibashi, theksoi në fjalën e tij vlerësimin për rolin që po luan projekti SETA për monitorimin e veprimtarive të ndaluara, por edhe mbështetjen për aftësimin e stafit të KQZ për të zbatuar detyrimet e reja të ngarkuara nga Kodi Zgjedhor. Takimin e përshëndeti gjithashtu, znj. Guusje Korthals Altes, ambasadore e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë, e cila nënvizoi rëndësinë e angazhimit të shoqërisë civile dhe qytetarëve në transparencën e organizimit të zgjedhjeve, duke garantuar standartet e pritshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Dy raportuesit Znj. Gerta Meta dhe z. Isuf Shehu, prezantuan në këtë aktivitet platformën e databazës elektronike monitorimi.asp.al, e cila është bërë e mundur nga projekti SETA dhe përmban gjetjet e monitorimit të raportimeve të veprimtarive promovuese të zyrtarëve qendrore dhe vendorë pranë ndërfaqes përkatëse të KQZ si dhe mbikqyrjes së aktiviteteve të tyre publike nga monitoruesit në terren. Pjesë e databazës është edhe monitorimi i akteve ligjore që janë miratuar në shkelje të Kodit Zgjedhor në periudhën katër mujore të hyrjes në fuqi të dispozitave përkatëse.

Diskutimi me përfaqësuesit e organizatave shërbeu për të marrë opinione të mëtejshme për inisiativën e ASP për të nxitur ndryshimin e akteve nënligjore dhe vendimmarrjes për procedimet administrative ndaj zyrtarëve subjekt i kufizimeve të Kodit Zgjedhor. Një kërkesë zyrtare pritet të dorëzohet në vijim në Komisionit Rregullator pranë KQZ në emër të ASP dhe organizatave të tjera që dakordësuan për t’u bërë pjesë e kësaj nisme për përmirësimin e kornizës ligjore dhe zbatimit efektiv të kufizimeve.

Projekti SETA zbatohet nga ASP në partneritet të ngushtë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), falë mbështetjes së Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta dhe projektit të përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian “Aksioni kundër Ekonomik Krimi në Shqipëri”.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Video/Pacientit i mbaron oksigjeni dhe nuk i ofrohet asnjë ndihmë, Dasho: Nuk kam fjalë, sistemi shëndetësor dështoi

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho  ka komentuar edhe...

Covid-19, Xhakaliu: EcoCare ngriti qendra të mëdha për vaksinimet masive, synon për të siguruar vaksina edhe për Shqipërinë

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Skënder Xhakaliu, Zhvillimi i Biznesit për Europen i Ecolog ka folur për...

Eksperti Erion Dasho: Si çaloi menaxhimi i pandemisë dhe rastet e dyshuara të vdekjeve pas vaksinës

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka folur për fushatën e vaksinimit kundër covid-19...

Investigimi / Si mashtrohen fermerët me cilësinë e plehrave kimike dhe rreziku i shëndetit nga prania e tyre në produktet ushqimore / Foto –...

Nga Rudina MUÇA* Toka e punuar çdo vit gradualisht bëhet jo pjellore. Për këtë arsye fermerëve u lind nevoja që tokat bujqësore t’i ushqejnë me...

Arben Shytaj: Abuzimet e kompanive me plehrat kimikë, rreziku që përkthehet në produkte ushqimore

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Arben Shytaj ish-përgjegjës Inspektoriati dhe ish inspektor i PMB ka folur për...

More Articles Like This

- Advertisement -