Menu

Rreziku nga dezinfektimet, juristi Daci: Është skandaloze që ligji për Biocidet s’u plotësua për 5 vjet me aktet. Urdhri i 2014 s’duhet të ekzistojë

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, avokati Jordan Daci ka folur për rrezikun e konsumatorit nga dezinfektimet, sa e rëndësishme është zgjedhja e produkteve për dezinfektim si dhe për Urdhrin e ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për Biocidet që nuk u plotësua për 5 vjet me aktet nën ligjore.
“Produktet e zgjedhura janë sa të dobishme aq të rrezikshme për qytetarët. Ligji i 2015 për Biocidet, kur u ndryshua qeverisja, reforma e inspektimit u braktis dhe një ndër problemet e Shqipërisë është se dalin ligjet e reja dhe zbatohen aktet normative të vjetra. Është skandaloze që ligji për Biocidet nuk u plotësua për 5 vjet me akte nën ligjore.
Qeveria jonë prej vitesh zbaton akte normative të vjetra, ato nuk shfuqizojnë ligjet ekzistuese, thjesht adresojnë nevojat që nuk përmbushin ligjet. Ligjet janë të plota dhe zgjidhin çështje, aktet normative janë urgjente dhe prekin disa aspekte. Zbrastia juridike nuk mund të mbulohet me akte normative, nuk mund të shmangen ligjet ekzistuese, kjo është një vrasës më i heshtur. Duhet të rritet numri i inspektimeve të dezinfektantëve, një pjesë e tyre nuk kanë as aromë alkooli, edhe pse thuhet se ka alkool. Nga njëra anë i japin njerëzve produkt fals, që mund të kthehet jo mbrojtës, por rrezikues për shkak të pasojës që sjell”-tha Daci.
Avokati Jordan Daci thotë se është shumë e rëndësishme zgjedhja e produkteve në tunelet apo portat dizenfektuese, pasi duhet të jenë të shëndetshme për lëkurën.
“Tunelet apo portat dizenfektuese duhet të jenë produkte të shëndetshme për lëkurën. Duhet të kemi kujdes të shtuar kur ka përdorim masiv, janë disa hallka që duhet ndjekur. Inspektoriatet duhet të jenë më aktivë, edhe Inspektoriati Shëndetësor duhet të jetë shumë aktiv, me rregulla strikte. Ka nevojë për vëmendje të shtuar në të gjitha fushat, në Shqipëri kemi probleme qoftë edhe në cilësi. Kemi me dhjetëra ligje, problem është se nuk nxjerrin aktet nënligjore. Duhen miratuar në kohë, duhet të rritet cilësia e akteve, të marrim modelet si ajo gjermane, jemi shumë mbrapa dhe të shfrytëzojmë përvojën e tyre. S’mund të vazhdohet me akte që i është prerë trungu dhe vazhdojnë të jenë në fuqi”-theksoi Jordan Daci.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts