Menu

Siguria në internet, ASP nis trajnimin e nxënësve dhe mësuesve në Tiranë

Interneti dhe pajisjet inteligjente kanë gjetur një përdorim edhe më të gjerë nga fëmijët dhe të rinjtë në kushtet e edukimit online për shkak të COVID-19. Së bashku me risitë dhe përfitimet, kjo qasje e shtuar në internet kërkon një përgatitje më të madhe dhe kujdes për të evituar pasojat negative të lundrimit online.

Me këtë qëllim, nxënës dhe mësues të shkollave të mesme dhe 9-vjecare në qarkun Tiranë po trajnohen këto ditë mbi elementët e ekstremizmit të dhunshëm si dhe rreziqe të tjera që qarkullojnë në hapësirën online, në kuadër të programit “Rritja e rezistencës ndaj ekstremizmit të dhunshëm në ekosistemin kibernetik shqiptar”.

Ky program zbatohet nga Akademia e Studimeve Politike në bashkëpunim me Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Autoritetin Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike me mbështetjen e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Qendra Alert / Alert.al

Related Posts