Rreth 1.5 tonë çokollata janë bllokuar nga autoritetet doganore pasi tentuan të futeshin në treg pa kryer procedurat e deklarimit në doganë.
Sipas burimeve nga dogana, një mjet që kishte kaluar në pikën doganore të Kapshticës u ndalua nga Drejtoria e Antikontrabandës dhe iu nënshtrua kontrollit të plotë. Gjatë verifikimeve u konstatuan 566 kuti me çokollata, me një peshë totale rreth 1.500 kilogramë, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacionin përkatës
Dyshohet se malli synonte të hidhej në treg pa kaluar procedurat ligjore të importit dhe pa deklarim doganor.
Autoritetet kanë bllokuar menjëherë ngarkesën, ndërsa strukturat hetimore të doganës po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe për procedimin penal të personave të përfshirë.
