Menu

incident ne Dhermi

Incident në Dhërmi/ Klienti qëllon me pistoletë sportive kamerierin pasi i kërkoi të ulte zërin

Incident në një lokal në Dhërmi gjatë natës së kaluar. 28-vjeari H.F., në gjendje të dehur ka hyrë në një lokal duke bërtitur dhe bërë zhurmë. Kjo ka bërë që kamarieri t’i afrohej dhe t’i kërkonte që të ulte zërin por ka hasur në kundërshtinë e tij. 28-vjeçari është konfliktuar fizikisht me kamarierin dhe një person tjetër në lokal dhe më pas ka shkuar në makinë e tij, ku ka marrë pistoletën manovër dhe ka qëlluar në drejtim të kamarierit. Pas ngjarjes i riu është larguar dhe pas denoncimit, është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i Policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. F., 28 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Drimadhes, gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në ajër me armë (sportive) pistoletë dhe është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D. dhe O. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

www.alert/