Të dielën e ardhshme, në 13 qershor, në Partinë Demokratike do të mbëhen zgjedhjet për të vendosur kryetarin e ri, ku në garë janë: Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.
Kryetari i Komisionit të Zgejdhjeve në PD, Jemin Gjana, ka folur për akuzat e kandidatëve që sfidojnë Bashën në këto zgjedhje, të cilët akuzojnë PD-në se nuk u ka dhënë listën e anëtarësisë që do të votojnë.
Ai tha në emisionin “Kjo Javë” se lista e anëtarësisë nuk mund të publikohet për shkak se ekziston një ligj për të mbrojtur të dhënat personale, të cilat tregojnë informacione konfidenciale për anëtarët e PD-së.
“Kryesorja është çështje ligjore. Ne provuam një patronazhim të pushtetit, nuk bën sens të kalojmë në patronazhistë të partive. Ne kemi një ligj për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili nuk e lejon publikimin e listave të personave fizikë për disa nga të dhënat personale që konsiderohen të dhëna konfidenciale sensitive. Kush janë këto të dhëna? Një listë që tregon përkatësinë etnike, përkatësinë racore, tregon pjesëmarrjen në sindikata, tregon përkatësinë fetare të personave, janë të ndaluara të bëhen publike pa u lejuar nga personi fizik.
Nëse ne botojmë një listë, do të thotë kemi botuar një listë të përkatësisë politike të një grupi njerëzish. Nuk e kemi këtë të drejtë. Është e ndaluar ligjërisht. Pra, të dhënat e anëtarësisë në një parti politike, nuk mund të publikohen. Konsiderohet një prej të dhënave sensitive të personave.” -tha Gjana ndërsa theksoi se ndryshe nga listat e partive, listat e votuesve nuk tregojnë përkatësi të tilla”, tha Jemin Gjana.
alert.al/