Menu

Kokaine

Kapet një shpërndarës kokaine tek Blloku, kishte 6 milionë lekë të reja dhe 100 doza në shtëpi

Marsel Doku është arrestuar ditën e sotme pasia iu gjetën 100 doza kokainë dhe 6.000.000 lekë të reja të cilat dyshohet se janë të përfituara nga shitja e drogës.

Njoftimi i Policisë

Vijon operacioni i koduar “Blloku” për goditjen e veprimtarisë në fushën e narkotikëve.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Blloku” në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. D dhe  u sekuestruan mbi 100 doza lëndë narkotike kokainë, sherbimet e Policisë pas veprimeve të para hetimore, kanë vijuar me kontrolle më të imëtësishëm të banesës, ku kanë gjetur dhe sekuestruar shumën prej 6.000.000 të reja, të cilat dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike kokainë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

alert.al

Apeli liron specialin e RENEA-s, korrieri me 1 kg kokainë: Polici s'ka lidhje

Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu efektivin e Forcave Speciale RENEA, Xhulio Liçi, pas qëndrimit 35 ditë në burg me afat. I riu me banim në Fier, ishte nisur pasditen e 14 majit drejt Tiranës, kur në Plepa të Durrësit kishte parë 62 vjeçarin Dedë Nimani dhe e kishte marrë në makinë.

Por, kur ishte futur në makinën e efektivit të RENEAS, Dedë Nimani futi në bagazh një çantë në të cilën më pas u zbulua se kishte kokainë. Kur arritën në Ndroq, Dedë Nimani kërkoi që të zbriste nga makina dhe aty ndërhyri Policia që i ndiqte, duke i arrestuar të gjithë në flagrancë.

Nga kontrolli, në bagazhin e makinës së Xhulio Liçit, në çantë e vendosur nga 62 vjeçari Dedë Nimani, u gjet 1 kg kokainë.

Kur dolën para Gjykatës, Dedë Nimani pranoi se droga ishte e tija dhe speciali i RENEAS nuk kishte asnjë lidhje, por e kishte marrë rastësisht në makinë. Edhe vetë Xhulio Liçi u shpreh para togave të zeza se nuk e njihte më parë Nimanin, por kur e kishte parë në Plepa duke kërkuar makinë për të ardhur në Tiranë, dhe e kishte marrë.

Togat e zeza i lanë afat 35 ditë Prokurorisë që të provonte nëse Xhulio Liçi ishte i përfshirë në veprimtarinë e trafikut të drogës, ose në të kundër do të lirohej. Pas përfundimit të afatit 35 ditor, speciali i RENEAS është liruar sot.

alert.al/

Policia italiane zbulon kokainë të fshehur në kamionin që kishte hyrë nga Shqipëria

Rreth një kilogram kokainë është gjetur në Brindisi të Italisë, brenda një kamioni që vinte nga Shqipëria dhe drejtohej nga një shqiptar.

Lënda narkotike u zbulua në Costa Morena në Brindisi dhe policia fillimisht e pati të vështirë që ta gjejë drogën, pasi ishte fshehur mirë brenda kamionit shtë dashur edhe ndërhyrja e shërbimit të zjarrfikëses, të cilët prenë rimorkion, ku zbuluan dhe drogën e fshehur. Aktualisht hetimet nga ana e policisë italiane po vijojnë.

alert.al/