Menu

#QendraALERT #DedikuarKonsumatorit #MbrojtjeKonsumatorit #EmisioniALERT #OraNews #MSHRF #BoraMuzhaqi #AKR #Intervista #Rinia #Fëmijët

Bora Muzhaqi: Vota e diasporës, një arritje historike / Objektivi ynë kryesor mbetet integrimi në BE

Në emisionin Alert në Ora News, moderuar nga Granit Sokolaj, u diskutua mbi të rinjtë, konsumatorët dhe Bashkimin Europian. E ftuar ishte Bora Muzhaqi, Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, e cila theksoi se objektivat janë ambiciozë, duke përmendur rëndësinë e votës së diasporës si një arritje historike e mundësuar nga këmbëngulja e Partisë Socialiste.

 

“Objektivi ynë nuk është tek numrat, por shumë më larg se kaq – është Bashkimi Europian. Nuk jemi më në fazën e ëndrrës, si prindërit tanë, por në atë ku e shohim realisht dhe përfitojmë prej tij,” tha Muzhaqi. Ajo theksoi se reformat dhe puna me qytetarët do të vijojnë për të përmbushur këtë objektiv ambicioz.