Menu

tifozet

Rikthehen tifozët, Komiteti Teknik i Ekspertëve jep lajmin e shumë pritur

Ky sezoni nisi dhe do të përfundojë pa tifozë pavarësisht se në javën e fundit në stadiumet kryesore u panë tribuna thuajse plotë. Federata Shqiptare e Futbollit dhe klubet duhet të presin akoma për të lejuar zyrtarisht tifozët në stadium, kjo do të ndodh nga 1 korriku dhe sigurisht me një numër të reduktuar. Komitenti Teknik i Ekspertëve në daljen e fundit për mediat njoftoi masat e reja në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19: “Duke filluar nga 1 korrik do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve në kapacitet të reduktuar me 30%”.

Në këtë mënyrë klubet shqiptare do të kenë mundësi që ndeshjet në para eliminatoret e kupave të europës ti zhvillojnë me tifozëve, sigurisht me një kapacitet të reduktuar. Pak ditë më parë, FSHF i dërgojë një letër MSH ku i kërkonte që finalja e Kupës së Shqipërisë, në program për tu zhvilluar më 31 maj në “Air Albania” të zhvillohej me tifozë, me një numër të reduktuar, por kjo kërkesë është hedhur poshtë në këtë mënyrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Finalja ndërmjet Skënderbeut dhe Vllaznisë do të zhvillohet pa tifozë, gjithnjë nëse nuk ndodh si në javën e fundit të Superligës ku tifozët në një numër të konsideruar ndoqën “live” ekipet e tyre.