Menu

vrasesit folen shqip

Hetimi i vrasjes së 20-vjeçares britanike në Greqi, burri thotë se grabitësit folën shqip

Vrasja e 20-vjeçares britanike që ishte martuar me pilotin grek vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së opinionit. Policia greke ka bërë të ditur se burri i saj piloti dhe specialistë kanë deshifruar gjuhën e folur nga një nga tre kriminelët, pak para se të largoheshin nga vila në Glika Nera, Atikë.

Sipas policisë, megjithëse flisnin mjaft mirë greqisht, një prej tyre ka thënë një fjali në gjuhën shqipe. Gjithashtu, shenja ADN dhe gjurmë nga këpucët janë gjetur në vendin e krimit, ndërsa policia greke ka lejuar të publikohet se janë shumë afër identifikimit të të paktën një nga tre kriminelët.

Vjedhja me vrasjen e egër të nënës 20-vjeçare pranë foshnjës, në 11 maj, ka tepër ngjashmëri me atë të qershorit 2018 në zonën Alepohori, në familjen e instruktorit dhe kolegut të pilotit. Madje, policia greke po heton nëse të dhënat për të ardhurat dhe gjendjen e mirë ekonomike të pilotëve rrjedhin nga dikush i punësuar në aeroportin e helikopterëve dhe avionëve privatë në Megara.

alert.al/