Piloti i pamëshirshëm i cili mbyti bashkëshorten e tij, Caroline pranë foshnjës së tyre e më pas krijoi një skenar të “çmendur” për të kamufluar krimin e tij makabër po gënjen sërish policinë!
Skenari i tij i parë “ra”, por ai nuk po tregon sërish të vërtetën dhe po ngre një tjetër ‘histori” për t’i lehtësuar vetes krimin që kreu atë ditë të zezë për familjen e tij të re dhe të vogël, prindërit e tij dhe prindërit e Carolines. Në ato 5 minuta që mbajti jastëkun shtrënguar në fytyrën e Carolines, Babis, shkatërroi 3 familje dhe la një vajzë të vogël pa erën dhe krahët e nënës së saj.
Në dëshminë e tij për policinë, 32-vjeçari tha se vrau gruan e tij pas një zënke të fort mes tyre dhe në gjaknxehtësi, ai theksoi se e zgjoi Carolinen dhe ata debatuan për vajzën.
Por gënjeshtra e paturp e pilotit grek, doli sërish në sipërfaqe pasi ekspertiza mjekësore ka treguar se nëna e re 20-vjeçare është vrarë teksa ishte në gjumë, nga duart e burrit që prej 5 vitesh kishin ndarë jetën bashkë. Në këtë mënyrë dëshmia e tij e së “vërtetës” “shkatërrohet”!
Si e zbuloi ekspertiza mjekësore?
Ora biometrike në kyçin e Carolines u bë sërish “rruga” e përgjigjeve për ndriçimin e rrugës drejt së vërtetës.
Në orën 03:58– rrahjet e zemrës së 20-vjeçares ishin të një personi në gjumë.
Në orën 04:05- u regjistruan rrahje të shpeshta dhe të forta të zemrës së Carolines derisa në orën 04:11 ajo nuk rrahu më kurrë…
Caroline vdiq në gjumë, nuk pati mundësi as të “luftonte” për jetën.
Kjo shpjegon gjithçka, pasi edhe sipas komshinjve të çiftit atë natë nuk dëgjuan zënka apo të bërtitura, e reja nuk pati mundësi të nxirrte zë…gjithçka mbaroi shumë shpejt.
Piloti mori vizitën e parë në qeli
I ftohtë, me sy pa ndjenja dhe i qetë piloti i cili i mori jetën bashkëshortes së tij, Caroline, po habit policinë greke me qëndrimin e tij. Policia shprehet se nuk ka parë më parë një vrasës kaq të pashqetësuar dhe të qetë.
Pas dy ditësh në paraburgim 32-vjeçari kishte vizitën e tij të parë nga vëllai i tij, të cilit i kishte kërkuar disa rroba për t’u ndërruar dhe një libër.
Charalmbos ka kërkuar librin e David Bercovici “Prejardhja e gjithçkaje”, në mënyrë qe të lexojë në qeli. “Të mbaromë me këtë punë, të burgosem dhe të dalë të merrem me rritjen e vajzës sime”, sipas mediave greke këto janë fjalët që ai i ka nxjerr nga goja teksa është në pritje të marrjes së ndëshkimit të tij.
Familja e pilotit grek është ende në shok, ata refuzojnë cdo vizitë apo prononcim për mediat, janë mbyllur në 4 muret e shtëpisë dhe nuk flasim me askënd. Kjo ishte vizita e parë për 32-vjeçarin pasi dëshmoi krimin e rëndë që kreu.
alert.al/