Menu

Vrasja e 20-vjeçares në sy të foshnjës/ Autorët e krimit po kërkohen në Shqipëri dhe …

Në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani, policia po kërkon tre grabitësit që hynë në shtëpinë e 20-vjeçares Caroline, e cila u vra në sy të foshnjës së saj dhe të bashkëshortit.

Policia greke ka kontaktuar ambasadat e këtyre vendeve, në mënyrë që të lehtësojë procedurat, të anashkalojë burokracinë dhe të kontrollojë menjëherë të dyshuarit, raportojnë mediet greke.

Hetimet intensive për vrasjen e 20-vjeçares vijojnë, pasi bashkëshorti i saj 32-vjeçari, nuk arriti të identifikojë asnjë nga dhjetëra të dyshuar që kishte ndaluar policia, dhe kështu fusha e hetimeve shtrihet për persona të veçantë jashtë Greqisë .

Disa ditë më parë, hetimet për vrasjen e 20-vjeçares britanike Caroline nga një grup grabitësish kanë marrë një tjetër kthesë. Sipas mediave greke, mister mbetet roli i bashkëshortit të saj. Teksa kanë zbardhur deklaratën e policisë, një pjesë e mediave greke ngrenë dyshime mbi lëvizjet e dyshimta të autorëve, që sipas tyre mund të jenë dhënë vetëm nga një i njohur i familjes.

Po ashtu Carolina kishte siguruar jetën e saj për shifrën 1.000.000 euro, fakt që ka ngritur dyshime tek bashkëshorti i tij, tha Stavros Balaskas, duke folur për ANT1.

Kanë kaluar 20 ditë nga vrasjes makabre e Carolines së pafajshme, e cila la frymën e saj te fundit pranë foshnjës dhe bashkëshortit të lidhur ‘kokë e këmbë’ nga grabitësit, që hynë në shtëpinë e saj për të vjedhur.

Pavarësisht se policia nuk ka ndalur punë asnjë moment, nga dita e ‘zezë’ e vrasjes makabre, ende gjithçka mbetet një mister.

Related Posts