Të hash salçiçe me mish pule të pagatuar për disa minuta është një zakon i keq i italianëve. Sipas studimit të kryer nga një kompani, 30% e njerëzve nuk i ziejnë ato përpara se t’i servirin në tryezë. Kjo ndodh veçanërisht në verë, kur në sallata së bashku me proshutën dhe bizele shtohen Würstel duke menduar se ato janë ushqime gati për t’u ngrënë. “Ky nuk është rasti”- shpjegon Antonello Paparella, profesor i mikrobiologjisë ushqimore në Universitetin e Teramos. Është një produkt që duhet gatuar për të shmangur ndotje nga Listeria që shkaktoi tre vdekje dhe 71 raste, të konfirmuara në fillim të shtatorit 2022.
Është e vërtetë se disa kohë më parë disa prodhues kishin thënë se Würstel nuk duhej gatuar, por tani pothuajse të gjitha produktet në shitje duhet të zihen për të paktën 3-4 minuta, para se të konsumohen. “Faza kritike në prodhim-kujton Paparella është ajo e pasterizimit e nevojshme për të çaktivizuar çdo bakter patogjen si Listeria monocytogenes. Në pasterizuesit industrialë, sidomos kur linja e prodhimit punon me kapacitet maksimal, mund të ndodhë që disa paketime të mos marrin trajtimin e duhur të ngrohjes. Mbikqyrja e temperaturës nuk është e lehtë dhe kjo fazë përfaqëson një element kritik të procesit. Shumë veta nuk i dinë ose nuk i lexojnë etiketat dhe fraza “Të konsumohet pasi gatuhet me kujdes”. Nga ana tjetër është e vështirë të gjesh pasi paralajmërimi jepet në shkronja shumë të vogla dhe jo shumë të dukshme dhe ngatërrohet mes listës së përbërësve. “Gatimi për 3-4 minuta -vazhdon Paparella nuk është siç mendojnë disa për t’i dhënë Würstel-it një shije më të këndshme ose për ta konsumuar produktin e nxehtë. Gatimi është një recetë e detyrueshme. Prodhuesit duhet ta tregojnë qartë këtë në etiketa, duke theksuar këtë informacion, ndoshta nëpërmjet grafikëve”-shprehet Paparella. (IlFattoAlimentare)
Qendra Alert/Alert.al


