Dy persona raportohet se kanë mbetur të plagosur mengjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Milot, si pasojë e një aksidenti rrugor. Një mjet që është përfshirë në aksident, ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe ka përfunduar në një pikë karburanti.
Dy të rinj që udhëtonin me mjetin e aksidentuar kanë mbetur të plagosur. Një prej tyre raportohet se është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Mësohet se njëri prej tyre është transportuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.
Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
alert.al
Tags: aksident ne autostrade


