Menu

Pesticide mbi normën tek pjeshkët dhe perimet? AKU merr 25 mostra për analizë

Në të gjithë vendin u morën dje 25 mostra për analizimin e pesticideve përkatësisht: domate, shalqinj, tranguj, pjeper, pjeshka, sallatë jeshile, karrote etj., njoftoi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura nga qytetarët. AKU ka kryer 151 kontrolle zyrtare dhe monitorime brenda ditës në të gjithë vendin

Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 23 masa me paralajmërim. Këto masa janë dhënë për shkak se nuk është kryer rinovim i librezës shëndetësore të personelit, ambienti është i pa sistemuar, përdoret ujë i pa analizuar dhe për mosrealizim te detyrave te lëna ne inspektimet e mëparshme.

Janë lënë detyra për operatorët e biznesit ushqimor për përmbushjen e detyrimeve të tyre përkundrejt bazës ligjore dhe garantimit të sigurisë ushqimore.

alert.al/

Related Posts