Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka inspektuar punimet për pastrime në kolektorin e Sovjanit, në rrethin e Korçës, i cili mbulon një sipërfaqe, mbi 10 mijë hektarë. Ky kolektor grumbullon të gjithë ujërat e fushës së Maliqit dhe i shkarkon në lumin e Devollit, duke bërë të mundur kullimin e kësaj fushe. Kolektori është pastruastuar së fundmi, pasi uji kthehej mbrapsht dhe ka qenë një punim emergjent, pasi është pjesa fundore që derdhet në lumë. Ekskavatorët po punojnë për të hequr pritat në kolektor, pasi fermerët i ngrenë ato gjatë verës dhe në dimër, hiqen.
Pak ditë më parë, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, mblodhi bordet e Kullimit dhe Ujitjes duke kërkuar vëmendje dhe gatishmëri maksimale, në shërbim të banorëve, fermave dhe territorit, për çdo situatë problematike të reshjeve. Krifca, gjithashtu u ka bërë thirrje të gjitha bashkive, për bashkëpunim, në mënyrë që këto situata të manaxhohen sa më mirë, si dhe, të gjitha strukturave, të jenë të angazhuara në terren, për të siguruar mbarëvajtjen e situatës.
Qendra Alert/Alert.al

