Mos marrja parasysh e 5 kërkesave të fermerëve dhe ndryshimi i skemës së kompensimit ka bërë që të ngrihen në protesta, pasi sipas tyre ky vendim është marrë pa një konsultim me grupin e interesit. Fermerë nga Lushnja, Fieri, Berati, Elbasani kane protestuar here pas here dhe se fundmi ata u mblodhen fundit tek rrethrrotullimi i Savrës në Lushnje, ku përsëritën kërkesat e tyre ndaj qeverisë për subvecione, pasi në të kundërt do të detyrohen që të lënë vendin. Kryetari i sindikatës së fermerëve, Eduart Sharka tha se kërkojnë dialog me qeverinë.
Fermerët shprehen se e ndjejnë veten të braktisur nga shteti që nuk po i mbështet me subvencione direkte dhe politika të tjera mbrojtëse mbi prodhimin e tyre. Protestat janë shoqeruar me prezencen e forcave te shumta te policise teksa nuk kanë munguar as tensionet. Në fund protestuesit, ne shenje demonstrative kanë hedhur prodhimet ne rruge dhe kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestave.
Qendra Alert/Alert.al

