Ilaçi antiviral Remdesivir, i prodhuar për të luftuar kundër Ebolas ka treguar të dhëna premtuese se mund të kurojë edhe coronavirusin.
Sipas Daily Mail, testimet e para me këtë ilaç eksperimental janë bërë në një grup të vogël me pacientë të sëmurë rëndë me coronavirus, tek të cilët u ndjenë përmirësime të dukshem.
Megjithatë, ende nuk dihen cilat janë shanset e efektshmërisë së ilaçit për shkak se nuk ka një grup krahasimor.
Rezultatet janë publikuar në revistën mjekësore ‘New England Journal of Mecidine’.
Këto janë rezultatet e para testuese për ilaçin Remdesivir, i cili është thënë edhe më herët se mund të luftojë coronavirusin.
Megjithatë shkencëtarë në mbarë botën po punojnë intensivisht për të gjetur një kurë të mundshme. Pesë studime të mëdha po bëhen vetëm për ilaçin Remdesivir.
Qendra Alert/Alert.al
