Menu

Duhanpirësit, më të rrezikuar të preken nga coronavirusi

Nisur nga përhapja e Covid-19 që dëmton mushkëritë, studiuesit kanë vendosur në qendër të hulumtimeve edhe rastet e personave duhanpirës. Sipas statistikave, në Kinë burrat e diagnostikuar me Covid-19 përbëjnë pak më shumë se gjysmën e rasteve të infektuara.

“Në Kinë, më shumë se gjysma e burrave janë duhanpirës, ndërsa gratë që pinë duhan janë 2% më pak se ta. Pirja e duhanit mund të jetë një faktor i rëndësishëm përsa i përket infektimit”-thuhet ne raportin e statistikave.

Ekzpozimi ndaj duhanit dhe produkteve të tij dëmton aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet dhe këtu nuk përbën përjashtim as coronavirusi.

Coronavirusi sulmon sistemin respirator (të frymëmarrjes) dhe mushkëritë, që do të thotë se duhanpirësit mund të jenë më të ndjeshëm ndaj coronavirusit sepse organizmi i tyre ka më pak aftësi për të shmangur infeksionin.

Qendra Alert/Alert.al

 

 

Related Posts