Stadiumi “Air Albania”, të shtunën 12 qershor do të jetë në dispozicion të Partisë Socialiste, pasi ajo mban Kongresin e saj të radhës. Kongresi zhvillohet duke nisur nga ora 17.30. Nuk është e qartë nëse pengohet puna e grupeve të vaksinimit në këtë stadium.
Është hera e parë që Stadiumi më i madh i Tiranës do të përdoret për kongreset partiake. Më herët, shumë vite më parë, Stadiumi Dinamo apo Selman Stërmadh përdorej shpesh për mitingjet e socialistëve. Në këtë Kongres, PS do të paraqesë vizionin për Shqipërinë 2030 dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës të Edi Ramës.
Kongresi përkon me përvjetorin e 30 vjetorit të Partisë Socialiste. Në qershor 1991, Kongresi i Partisë së Punës së Shqipërisë u mblodh për të vendosur ndryshimin e emrit dhe mes propozimeve të paraqitura, vendosi emrin Partia Socialiste e Shqipërisë. Ndryshimi i emrit pasoi riorganizim të strukturave të kësaj partie duke bërë ndryshime të shumta, nën drejtimin e Fatos Nanos.
alert.al/


