Një studim i bërë nga Universiteti Utah, po merret për të ndihmuar ekipin shëndetësorë të kuptojnë se si koronavirusi reagon në temperatura të ndryshme. Një pyetje shumë e shpeshtë është se a do të arrij vera t’a zvogëlojë intensitetin e virusit.
Koronavirusi përhapet njësoj sikurse virusi influenza, me anë të kollitjes, teshtimes apo piklave të mukusit të shpërndara në ajër. Çështjen se si këto pikëla, përhapen dhe sa ato janë infektuese në temperatura të ndryshme, e ka studiuar fizikani Michael Vershini dhe ekipi i tij.
Sipas tij, viruset nuk kanë aftësi të bëjnë asgjë “vetëm” , prandaj duhet të jetojnë në qeliza nikoqire, për t’u replikuar. Për të analizuar këtë gjë, shkencëtarët kanë krijuar disa versione sintetike të viruseve, mirëpo pa gjenome virale brenda, që do të thotë se ato nuk do të jenë infektuese si dhe do të jenë të sigurta për të punuar me to.
“Ne jemi duke i përdorur këto versione sintetike të viruseve, për të analizuar se në cilat kushte virusi shpërbëhet ose e humb intensitetin e infektimit”, tha Vershini.
Në bazë të këtij studimi, I cili ende është duke u kryer, disa rezultate preliminare thonë se virusi me shumë gjasë e zvogëlon intensitetin në temperature më të lartë. Hulumtuesit shpresojnë, që të zbulojnë me saktësi se si virusi transmetohet në temperatura të ndryshme.
Qendra Alert/Alert.al

