Menu

A rrezikojmë të infektohemi nëse marrim ushqim të përgatitur nga të tjerët

Teksa pandemia e coronavirusit ka mbërthyer botën, një pjesë e qytetarëve të izoluar zgjedhin që mos të gatuajnë, por të porosisin në restorante, apo të darkojnë me fqinjët.

Daily Mail ka grumbulluar një pyetjesh lidhur me shqetësimet e tyre mbi infektimin me coronavirus, të cilët kanë marrë përgjigjet e duhura përmes ekspertëve.

Një qytetar pyeti: Fqinja ka gatuar ëmbëlsira dhe i ka lënë te dera e hyrjes sonë të mbështjella. A është e sigurt t’i hamë dhe a ekziston rreziku nga infektimi?

– Edhe pse kjo është pa dyshim një gjest me qëllim të mirë nuk është e sigurt të prekni paketimin në të cilën janë të mbështjella ëmbëlsirat – ka thënë dr. Dr Andrew Preston, interpretues i patogjenezës në Universitetin Bath.

“Në paketim mund të gjenden gjurmë virusi të cilat aty mund të qëndrojnë me orë të tëra, mbase edhe me ditë të tëra”-shtoi ai.

Pra, a mund të transmetohet virusi nëpërmjet ushqimit?

“Edhe pse nuk ka dëshmi që virusi mund të përhapet përmes ushqimit dhe nuk është hollësisht e qartë a do të jenë gjurmët e virusit në paketim të mjaftueshëm të shkaktojnë infeksionin, do t’ju kisha këshilluar që të hidhni gjithë paketimin, duke përfshirë edhe ëmbëlsirat dhe t’i lani hollësisht duart”-theksoi dr. Preston.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts