Menu

A1Health Care Albania, klinika mjekësore që edukon bashkëpunetorët, pacientët

Nisme per femijet 0-16 vjec me çmime e paketa preferenciale per çdo target group

 

Nga Agime Kastrati Basha

Një Hap i Ri.  Një stad i ri për trajtim bashkëkohor të pacientit. Klinika Mjekesore A1Healthcare Albania, është Klinika që mund ti besoni sigurinë e shëndetin tuaj. Klinika A1 Healthcare Albania synon që të lehtësojë kujdesin shëndetësor në Shqipëri, sidomos, atyre familjeve që përballen me sëmundje afatgjata dhe kanë nevojë për kujdes dhe mbështetje të vazhdueshme. Por mbeshtetjen kryesore dhe misioni I punes se A1Helth Care Albania eshte edhe shendeti I femijeve. Eshte e para Klinike ne Shqiperi qe edukon tregun per marredhenien e duhur qe duhet te kete nje femije qe nga mosha e cerdheve me nje mjek pediater. Eshte e para klinike mjeksore ne shqiperi qe edukon dhe pronaret e cerdheve kopshteve e shkollave private per te pasur sherbimet e duhura shendetesore per cdo femije te cdo lloj moshe qe te kete. A1Health care eshte e para klinik mjeksore ne Shqiperi edukon dhe nxjerr ne pah rendesine e shendetit.

Klinika mjekesore A1Healthcare Albania ofron per shendetin e femijeve ne cerdhe, kopshte e shkollla sherbime si; Sherbimet e mjekut te punes per institucionin, sherbime mjekesore nga mjeku pediater I klinikes, paketa ekonomike per analizat pediatrike. Sherbimet ofrohen ne klinike, ne institucionet perkatese dhe ne banesat e gjithesecilit prej te kerkuarve. Kabineti i Pediatrisë ne kliniken A1HealthCare Albania vjen për të ofruar shërbim mjekësor të gjithë miqëve të vegjël nga 0 deri në 16 vjeç shërbime ekzaminimi, trajtimi dhe parandalim. Gjatë vizitave diskutohen çështje të rëndësishme të lidhura me ushqyerjen, edukimin, marrdhëniet familjare, disiplinën, sjelljen dhe zhvillimin (fizik, psikomotor). Departamenti i Pediatrisë i kushtonë veçanërisht rëndësi ushqyerjes me gji në zhvillimin e foshnjës. Vlerësohet zhvillimi fizik, social dhe psikologjik i foshnjave dhe ato imunizohen në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Informojmë prindërit në detaje për sëmundjet kronike të fëmijërisë. “Shendet dhe mireqenie per miqte e vegjel”, ky eshte misioni      qe ka ndermarre klinika A1healthcare dhe tashme ka prekur te gjithe cerdhet, kopshtet, shkollat ne kryeqytet. Projekti ka nisur ne tirane per tu perhapur me pas dhe neper dege te klinikes ne rrethe te ndryshme te shqiperise.

“Kjo nisme është si rezultat i vizitave sistematike ne cerdhe kopshte e shkolla që i kemi barë në klasat e I dhe të V ku janë gjetur shumë probleme të ndryshme te fëmijët. Tani, për shkak të këtyre raporteve, kemi vendosur që të bëhen intervenime, kontrolle dhe fushatë e edukimit për fëmijët në çerdhe, duke i vetëdijësuar ata për rëndësinë e kujdesit shëndetësor, si dhe të jemi në komunikim edhe me prindërit e tyre”, tregon per nismen menaxherja e Klinikes A1helthcare Albania.

Kjo nismë e drejtuesve te klinikes është mjaft e domosdoshme, për një rritje të shëndetshme të fëmijëve të kryeqytetit dhe jo vetem. “Kjo nisme do bëjë të mundur heqjen e barrës prindërve për të qendruar ne shtepi gjate diteve te virozave, tashmë kjo barrë i mbetet institucionit perkates per cdo femije. Dhe ajo që është shumë e rëndësishme është që A1Helthcare Albania të avancojë në përgatitjen dhe cilësinë në sherbimet shendetesore” cileson menaxherja e A1 Health care Albania. Nisma e ndermarre synon rritjen e ndërgjegjësimit të prinderve dhe aktorëve lokalë ndaj shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor për fëmijët e moshës 0-16 vjeç.  Objektivat kryesorë janë: monitorimi i shërbimeve shendetesore të ofruara dhe buxheteve minimaliste te kerkuara per keto lloj sherbimesh. Ndërgjegjësimi i pronareve te institucioneve arsimore dhe jo vetem, dhe qytetarëve për politika më të mira për shëndetin e fëmijëve 0-16 vjeç, si dhe integrimi i planit të detajuar të ndërhyrjes për shërbime cilësore  për shëndetin e fëmijëve 0-16 vjeç në planin social vendor. Edukimi shëndetësor që në moshë të vogël është një fillim i mirë për një shoqëri shumë herë më të shëndetshme në të ardhmen. Klinika A1healthcare Albania ka fokusuar vëmendjen e saj te fëmijët dhe krijimin e kushteve optimale për rritjen dhe zhvillimin e tyre.

A1healthcare Albania sëfundmi ka nenshkruar disa marrëveshje  bashkëpunimi me institucionet arsimore cerdhe kopshte e shkolla në kuadër të mireqenies se kujdesit shendetesore te femijeve, e cila parashikon që mjekët e klinikes të kujdesen  për shëndetin e femijeve dhe te jene ne dispozicion per ta.

Vitin e fundit,  femijet e diagnostifikuar nga mjeket e klinikes kanë marre oferta të veçantë perkthyer ato ne paketa shendetesore kundrejt cmimeve te favorshme per te gjithe target grupin e prinderve. Aktualisht, klinika A1HealthCare ka ndërmarrë kete nismë per mireqenjen e femijeve qe ne femirine e hershme per te kapur sa me pare cdo problematike shendetesore. Diagnostifikimi I hershem shpeton jete, dhe me kete nisme A1HealthCare Albania do ta aplikoje ne te gjithe rrjetin e sja mjeksor ne te gjithe shqiperine. Klinika A1 healthcare eshte nje nder klinikat me te mira ne Tirane qe ofron sherbime cilesore me saktesi maksimale nga mjeket specialist, qe nga casti I diagnostifikimit deri ne trajtim perfundimtare. Per A1healthcare Albania eshte e rendesishme te permbushin sa me mire nevojat e pacienteve.

Related Posts