Menu

“Audi” përplaset me biçikletën, plagoset fëmija 9 vjeç

Një aksident me një fëmijë të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Shote Galica – Drini i Bardhë, në Kukës.

Policia sqaroi se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin B.C., është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga i mituri me iniciale I.S., rreth 9 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime të lehta i mituri, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Kukës, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B.C. është shoqëruar në DVP Kukës, ku po kryhen veprimet hetimore.

Related Posts