Menu

Bisfenoli A në ushqim, një rrezik për shëndetin

Ndaj bisphenol A (BPA) është ngritur një shqetësim shëndetësor për konsumatorët në të gjitha grupet-moshat, kanë deklaruar ekspertët shkencorë të EFSA-s në një vlerësim të ri.

Në një vlerësim të gjerë të provave shkencore dhe pas marrjes së informacionit nga një konsultim publik, ekspertët e EFSA-s identifikuan efektet potencialisht të dëmshme shëndetësore në sistemin imunitar.

Komisioni Evropian dhe autoritetet kombëtare do të diskutojnë masat e duhura rregulluese për të ndjekur këshillat e EFSA. BPA është një substancë kimike e përdorur në kombinim me kimikate të tjera për të prodhuar disa plastika.

BPA është përdorur për shembull në plastikën polikarbonate, një lloj transparent dhe i ngurtë i plastikës që përdoret për të bërë shpërndarësit e ujit, kontejnerët e ruajtjes së ushqimit dhe shishet e pijeve të ripërdorshme. Substanca gjenden në mbulesa mbrojtëse për konserva ushqimi dhe pijesh.

Kimikatet si BPA të përdorura në kontejnerët ushqimorë mund të migrojnë në sasi shumë të vogla në ushqimin dhe pijet që përmbajnë, kështu që shkencëtarët e EFSA-s rregullisht shqyrtojnë sigurinë e tyre, duke marrë parasysh të dhënat e reja.

Një numër i madh të dhënash

Dr. Klod Lambré, Kryetar i Panelit të EFSA-s për Materialet e Kontaktit me Ushqimin, Enzimat tha: Për këtë rivlerësim, ne kontrolluam një sasi të madhe botimesh shkencore, duke përfshirë mbi 800 studime të reja të botuara që nga janari 2013. Kjo na ka lejuar të trajtojmë pasiguritë e rëndësishme rreth toksicitetit të BPA-së.

“Gjatë studimeve, vumë re një rritje të përqindjes së një lloji të rruazave të bardha të gjakut, të quajtur ndihmëtarja T, në shpretkë. Ata luajnë një rol kyç në mekanizmat tanë imunitarë qelizorë dhe një rritje e këtij lloji mund të çojë në zhvillimin e inflamimit alergjik të mushkërive dhe çrregullimeve autoimmune”- tha ai.

Paneli gjithashtu mori parasysh efekte të tjera potencialisht të dëmshme shëndetësore në sistemet riprodhuese, zhvillimore dhe metabolike që u identifikuan në vlerësimin e rrezikut.

“Gjetjet tona janë rezultat i një procesi intensiv vlerësimi që ka zgjatur disa vjet dhe që ne e përfunduam duke përdorur informacionin që mblodhëm nga një konsultim publik dy-mujor nisur në dhjetor 2021”-shtoi ai. (EFSA)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts