Menu

Bletët të shenjta për Slloveninë, intervistë me ambasadorin Peter Japelj

Ambasadorin slloven Peter Japelj në një intervistë për emisionin “Alert” ka folur për Ditën Ndërkombëtare të Bletëve, rëndësinë që kanë bletët për Slloveninë dhe lidhjet me Shqipërinë.

“Dita Ndërkombëtare Bletëve është shumë e rëndësishmë për Slloveninë, por edhe për Shqipërinë dhe botën. Si diplomat kjo më kujton suksesin e diplomacisë sllovene dhe në vitin 2017 u deklarua Dita Ndërkombëtare e Bletëve në OKB dhe vendimi u mor unanimisht nga Asambleja e Përgjithshme. Ky ishte një aksion shumë i suksesshëm për diçka të rëndësishme sepse bëhet fjalë për bletarët, por në fakt jo vetëm për to. Po flasim edhe për polinizuesit, të cilët janë përgjegjës dhe falë tyre ne kemi një shumëllojshmëri ushqimi. Pa polinizues nuk do të kishim domate, bajame, kafe. Duhet të jemi në djeni për rëndësinë e kësaj. Si slloven, më pëlqen natyra dhe ndaj e konsideroj tejet të rëndësishme ta ruajmë natyrën, të kujdemi për lulet, pasi ato janë të rëndësishme për bletët, për nektarin e tyre, duke ndihmuar bletët dhe polinizuesit, të bëjnë atë që kanë për të bërë. Ka disa arsye lidhur me këtë. Kultura e mbajtjes së bletëve dhe mjati janë shumë të lidhura me historinë sllovene, traditën, kulturën dhe sigurisht natyrën. Dita Botërore e Bletëve më 20 maj, që është ditëlindja e bletarit Anton Janshes, i cili ka qenë bletar që në shekullin e 18. Atij iu dha e drejta nga një gjykatë në Vjenë për të dhënë mësim sesi të mbahen bletët. Ai nisi me një mënyrë moderne të mbajtjes së bletëve. Ju tregoj nga eksperienca ime, që në fëmijëri kam qenë gjithnjë i lidhur me bletët. Njoh shumë njerëz dhe shumë prej miqve të mi mbajnë bletë. Ashtu siç e përmenda edhe më parë është pjesë e kulturës sonë. Madje kemi emra familjesh e rrugësh të lidhura me bletët. Është diçka me të cilën ne jetojmë. Aktualisht në Slloveni, 1 në 200 banorë mban bletë. Edhe të rinjtë janë të interesuar për mbajtjen e bletëve. Inicitiva lidhur me bletët ndërmerret edhe nga qeveria. Së fundmi, diçka që po zhvillohet shumë është edhe mbajtja e bletëve në zonat urbane. Psh në Ljubjanë ka shumë bletarë. Teksa po ecja në Tiranë, në zonën e Bllokut dhe po shihja pemët. Kjo mund të jetë e mundur edhe në Tiranë, pra ka opsione të mira për të marrë mjaltë. P.sh në rrugën “Ibrahim Rugova” ka kushte shumë të mira për të nxjerrë mjaltë. Ka edhe pemë me gështenja, ku mund të vendosësh kosheren e bletëve në vendin e duhur edhe marrësh mjaltë

Është privilegj për mua të jem këtu, dija shumë për Shqipërinë edhe përpara se të vija këtu. Më herët kemi patur lidhje mes dy vendeve. Është një vend i jashtëzakonshme me potencial të lartë. Jam diplomuar për krimin ekologjik, më vjen keq për punën e mbetjeve, që keni një natyrë të shkëlqyer dhe duhet ta mbani.

Akoma, për fat të keq nuk kam mundur të vizitoj ferma bletesh në Shqipëri. Kemi patur aktivitete që ka qenë ambasadorja e mëparshme, shpresoj që të shkojmë në një fermë bletësh, por bletë kam parë. Edhe rreth rezidencës duhet të ketë njerëz që merren me mbajtjen e bletëve.

Shkembej informacione me koleget e mi se ku mund të gjej produkte të zonës. Diskutoj edhe me fqinjët këtu dhe kemi zbuluar shumë gjëra interesante. Ashtu sikurse e përmenda edhe më parë, është privilegj të jesh diplomat në një vend sepse ke shansin të njohësh gjëra të ndryshme duke përfshirë edhe prodhimet vendase dhe ushqimin. Të shkosh në dyqane është si një fëmijë që shkon në dyqanin e lodrave. Më pëlqen shumë të zbuloj gjëra që nuk i njihja më parë. Më bëhet qejfi që shoh zhvillimin e kulinarisë në Shqipëri”

Më lejo që në fund të kësaj interviste të ofroj ca biskota tradicionale me mjaltë.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts