Menu

Çfarë duhet të dimë për alergjitë ushqimore?

Rasti i vajzës alergjike ndaj proteinave të qumështit që humbi jetën pas tronditjes anafilaktike ka sjellë në vëmendje çështjen e alergjive ushqimore. Si është e mundur të vdesësh nga prania e gjurmëve të një alergjie? Pse ishin të padobishme ndërhyrjet ndonëse në kohën e duhur? Çfarë mund të bëhet që të mos ndodhë më? Këto janë disa nga pyetjet që janë bërë ditët e fundit. Për t’u përpjekur për të sqaruar ne biseduam me Jan Schroeder, drejtor i Departamentit të Alergjisë dhe Imunologjisë në Spitalin Niguarda në Milano, një qendër rajonale referimi për parandalimin, diagnozën dhe trajtimin e alergjive.

“Para së gjithash ne duhet të dallojmë midis alergjive ushqimore tek fëmijët dhe të rriturit. Ato ndaj qumështit dhe vezëve janë alergjitë më të zakonshme midis fëmijëve, por në përgjithësi ato tejkalohen pas 6 viteve. Megjithatë, te të rriturit, rastet e alergjisë ndaj qumështit dhe vezëve janë të rralla, por shumë serioze. Në Niguarda janë rreth 10 raste të alergjisë së qumështit te të rriturit, nga një mijë pacientë me alergji ushqimore. Kur një nga këta njerëz merr proteinat e qumështit (casein) reagimi është shumë shpejt dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Alergjia nga qumështi te të rriturit është kaq e rëndë, saqë mund të mjaftojnë sasi të vogla të alergjisë për të shkaktuar reaksionin anafilaktik. Gjithashtu gjurmë mund të gjenden në një ushqim aksidentalisht të ndotur, siç mund të ketë ndodhur në rastin e tiramisu vegan”- shpjegon Shrëderi.

Çfarë mund të bëhet? “Ne kemi nevojë për më shumë informacion për operatorët”-shpjegon Shrëderi, më shumë komunikim midis klientëve e restoranteve dhe pajisjen me ilaçe jetëshpëtuese. Të gjithë njerëzit me alergji të rënda ushqimore, veçanërisht kur hanë jashtë shtëpisë, duhet të kenë adrenalinë injektuese (në Lombardi është siguruar falas për pacientët), për të ndërhyrë në simptomat e para të anafilaksit. Përparësia duhet të jetë shmangia e këtyre episodeve me komunikim më të mirë midis administratorëve të restoranteve, bareve apo lokaleve ku shërbehet ushqim dhe klientëve. Nuk duhet të jetë problem që njerëzit të deklarojnë alergjinë e tyre dhe të refuzojnë një pjatë nëse nuk ndihen të sigurt, ndërsa restorantet duhet të jenë të sigurt për atë që ai ofron. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts