Menu

Coronavirusi, ndërpritet fushata e vaksinimit kundër fruthit, rrezikohen mbi 117 milionë fëmijë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se 24 shtete kanë ndërprerë fushatën për vaksinimin kundër fruthit në mënyrë që të pengojnë përhapjen e mëtejshme të coronavirusit, ndërsa pritet që edhe 13 shtete deri nga fundi i vitit ta bëjnë këtë gjë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar sot që më shumë se 117 milionë fëmijë mund të humbasin vaksinën kundër fruthit, pasi që shtetet ndërpresin imunizimin dhe shërbimin tjetër të rregullt mjekësor për shkak të luftës kundër pandemisë së coronavirusit.

Duke paralajmëruar se miliona fëmijë në 37 vende mund të humbasin jetën, deklarata risjell në vëmendje udhëzimet e reja të OBSH për të ndihmuar vendet të vijojnë me shërbimet e imunizimit gjatë pandemisë.

“Për shkak të përhapjes së coronavirusit ndoshta do të detyrohemi të bëjnë zgjedhjen e vështirë dhe të pezullojmë vaksinimin, prandaj ftoj liderët shëndetësorë që të shtojnë përpjekjet në mënyrë që popullatës më të rrezikuar sa më parë t’i bëhet i mundshëm vaksinimi kundër fruthit. Bëjeni këtë”, theksohet OBSH.

OBSH dhe partnerët e saj thonë që përkrahin ndërprerjen e vaksinimit kundër fruthit për shkak të distancës së domosdoshme sociale, si edhe presionit të madh në punëtorët shëndetësorë, mirëpo theksojnë që kjo nuk do të thotë që fëmijët duhet “në mënyrë të vazhdueshme të humbin vaksinën”.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts