Menu

Coronavirusi, pas minjëve, vaksina testohet tek majmunët

Tajlanda ka nisur testimin e një vaksine për koronavirus në majmunë pas rezultateve pozitive në minj, bëri të ditur ministri tajlandez për Edukim të Lartë dhe Hulumtime Suvit Maesincee.

Maesincee ka thënë se hulumtuesit shpresojnë se do të kenë më shumë të dhëna rreth efektit të vaksinës, deri në muajin shtator, raporton Rel.

“Ky projekt është për racën njerëzore, jo vetëm tajlandezët. Kryeministri (Prayuth Chan-ocha) ka theksuar politikën se ne duhet ta zbulojmë vaksinën dhe t’i bashkohemi komunitetit që po punon në këtë drejtim”, ka thënë Suvit.

Për vaksinën tajlandeze është përdorur acid ribonukleik, i cili shtyn qelizat e njeriut që të prodhojnë antigjene, të cilat e aktivizojnë sistemin imunitar.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts