Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Specialisti i Shëndetit Publik Erion Dasho deklaroi se në Shqipëri strukturat e shëndetësisë kanë dështuar, qytetarët që kanë dyshime iu refuzohet testimi dhe pjesa tjetër paguajnë vetë trajtimin mjekësor.
“OBSH e ka thënë testo, kontrollo dhe nëse nuk ke testime s’ke si të sigurohesh mbi cilësinë e testimit. Duhet teste të certifikuara dhe t’i bëhen transparente publikut. Nuk e kam parë akoma përgjegjësinë ligjore me qytetarët apo ndaj mjekëve që janë infektuar në spitale, viktimave, atyre që duan të testohen dhe nuk ua bëjnë tamponin. Duhet që strukturat të jenë në rregull që të testojnë, kontrollojnë. Ministria e Shëndetësisë s’ka specialistë që të merren me menaxhimin e pandemisë. Gjermania është vendi lider pasi i ka treguar botës se si të trajtohet SARS 2, me trajtme sa më pak evasive e pa panik. Agjencitë federale japin verdiktin mbi testet që prodhohen, nëse rezultojnë të besueshme iu nënshtrohen provave laboratorike, nëse rezultojnë me të njëjtën specificitet që deklaron prodhuesi, lejohen që të hyjnë në Gjermani. Situata është tepër e kontrolluar realisht dhe jo me letra e fjalë”-theksoi Erion Dasho.
Qendra Alert/Alert.al

