Menu

Covid-19, eksperti Koja: Testet që kemi ne i përdor e gjithë Europa

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, ish-ministri i Shëndetësisë dhe eksperti i Shëndetit Publik Gjergji Koja deklaroi se kitet që vijnë në vendin tonë janë të blera nga qeveria me përgjegjësi të plotë dhe falë partneritetit me OBSH, USAID dhe BE.

“Në dijeninë time, kitet janë të blera nga qeveria me përgjegjësi të plotë dhe falë partneritetit me OBSH, USAID e BE dhe nuk besoj se këto institucione kanë problematika përsa i përket cilësisë. Gjatë kësaj periudhe coronavirusi kam kontribuar në terren në spitalin Infektiv dhe nga fillimi i pandemisë kemi patur rritje të numrit të testimeve. Që nga marsi e deri tani bëmë strategjinë e mbylljes dhe hapja ishte graduale në raport me vendet e tjera. Siç e shohim të dhënat më shqetësuese janë nga vendet e tjera, si Spanja, Franca, ndërsa Shqipëria nuk po përballet me këtë rast. Testet që kemi ne i përdor e gjithë Europa”-deklaroi eksperti Gjergji Koja.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts