14 C
Tirana
Tuesday, March 2, 2021
No menu items!

Diaspora nis konsultimet për planin e veprimit 2021-2024. Ardian Lekaj dhe Lazim Destani: Shqipëria duhet të dijë të afrojë diasporën dhe investimet e huaja

Më 19 Shkurt 2020 filloi proçesi i konsultimit për Strategjinë e Komunikimit për Diasporën 2021-2024, e cila do të mbështesë përpjekjet e përbashkëta të Ministrit të Shtetit për Diasporën, institucioneve përkatëse, shoqatatve dhe përfaqësuesve të Diasporës, për të integruar më mirë Diasporën në jetën shoqërore dhe ekonomike të vendit.

Më shumë se 25 pjesëmarrës, anëtarë të diasporës shqiptare përfshirë përfaqësues nga Këshilli Koordinues i Diasporës morën pjesë në takimin e parë konsultues të zhvilluar online.
Diskutimet aktive të përfaqësusve të diapsorës shqiptare në disa vende të botës, u përqëndruan tek çështjet më me interes për diasporën, mbështetjen që ata presin nga qeveria shqiptare si edhe mënyrat e komunikimit me ta. Konsultimi do të vazhdojë me grupe të tjera interesi institucione të tilla të angazhimit në diasporë, media dhe përfaqësues të tjerë kryesorë nga diaspora e Shqipërisë.

Kryetari i Dhomës së Bisnesit të Diasporës Shqiptare, Ardian Lekaj tha gjatë fjalës së tij se, duhet të krijohet një testimonial, në mënyrë që Diaspora të ndihet në Shqipëri, si në shtëpinë e vet, duke nënkuptuar qartë dhe mundësinë e votës së diasporës. “Në këto kushte, tha Lekaj, kur dhe ne shqiptarët në diasporë do të trajtohemi e ndihemi si në shtëpinë tonë, patjetër qe do të kemi më shumë detyrime për shtëpinë e do të ndjehemi më mirë, më të vlerësuar dhe domosdoshmërisht dhe më të inkurajuar për te kontribuar sa më shumë”.

Lazim Destani, Anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, si dhe President Nderi i Dhomës së Binznesit të Diasporës e Kryetar Nderi i Lidhjes së Diasporës në Botë, tha gjate takimit se, na duhen projekte per gjithe hapesiren shqiptare. “Kjo që po bëni është një nismë shumë e mirë. Na duhet të komunikojmë më shumë dhe do të gjejmë ura të reja bashkepunimi”, theksoi Destani, duke shtuar se gjatë gjithë kohës, ai dhe kompanitë e forta të diasporë jane në komunike me investitorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, me qëllim orientimin e tyre drejt Shipërisë dhe trojeve shqiptare. Por, sipas filantropit Destani, edhe Shqipëria do të duhet të dijë si t’i afrojë këto kompani, t’i joshë ato me oferta me interes dypalësh, të dijë t’ju ofrojë garanci, siguri dhe kushte investimi.
Strategjia e Komunikimit për Diasporën 2021-2024 dhe Plani i Veprimit po mbështetet nga Programi IOM “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”, financohet nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe realizohet në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë (nëpërmjet Agjensisë për Investimet Direkte në Shqipëri (AIDA)), si dhe Agjencinë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS) në Tiranë.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Investigimi i ALERT / Nga tumoret, te sëmundjes e zemrës, veshkave e mëlçisë, si përdoret masivish vaji i palmës dhe në shumë raste i...

Nga Rudina Muça* Të pretendosh sot se në dyqanet e bulmetit mund të gjesh produkte vërtet të shëndetshme, vetëm gënjen...

Prezantohet platforma e monitorimit SETA e burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore

Gjetjet e monitorimit mbi përdorimin e burimeve shtetërore në periudhën parazgjedhore të zhvilluar nën projektin "Forcimi i Transparencës Zgjedhore në Shqipëri" (SETA), u prezantuan...

Berxholi: Shfaqja e gripit të shpendëve H5N8, s’jemi të garantuar që nuk hyn në Shqipëri

Në një lidhje Skpye në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, prof.Kristaq Berxholi ish-drejtor i ISUV dhe mjek veterinar ka folur për njoftimin...

Përhapja e gripit të shpendëve, Mersini: Po afrohet në territorin tonë, masat që duhen marrë

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Kujtim Mersini epidemiolog veterinar ka folur për shfaqjen e gripit të shpendëve H5N8 dhe...

Porti i Durrësit, Dogana dhe Policia rrezikojnë sigurinë ushqimore, skaneri “çmendet” dhe nxjerr akullin për drogë / Foto-Video

Një skandal i vërtetë me sigurinë ushqimore ka ndodhur një ditë më parë në Portin e Durrësit, ku autoritetet portuale dhe doganore kanë hapur...

More Articles Like This

- Advertisement -