Menu

Dritan Koldashi-Ministrisë së Bujqësisë: Fermerët të izoluar, “kthe sytë” nga ata

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, administratori i Herba Fructus Natyrore Sh.P.K  Dritan Koldashi foli për vështirësitë që po hasin fermerët në këtë periudhë, kur janë të bllokuar nga pandemia e coronavirusit. Problem sipas Koldashit mbetet edhe transporti e eksporti i prodhimeve, për të cilat kërkoi marrjen e masave nga qeveria.

“Gjatë kësaj periudhe pandemie, fermerët janë të izoluar dhe të frikësuar nga masat e kufizimet e marra. Atyre nuk iu jepet mundësia që të dalin në ara, që të punojnë gjatë kësaj kohe apo të transportojnë prodhimet e tyre. Kam fermerë në të gjithë vendin, është e vështirë lëvizja e tyre, apo ardhja e produkteve, p.sh boronica të vijë nga Tropoja në Elbasan. IPARD frutave iu jep përparësi, deri në shtator më duhet të mbyll këtë investim, por është e pamundur në kushtet në të cilat ndodhemi, ndaj do të kërkoj shtyrje të afatit. Problem mbeten eksportet, transporti, na janë dyfishuar çmimet, pak fitime që kishim na ikin. Qeveria të na kërkojë, Ministria e Bujqësisë duhet të na mbledhë dhe të na dëgjojë kërkesat tone”-tha Dritan Koldashi.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts